Kuvendi i Shqipërisë, seancë të posaçme për situatën në Kosovë

Aktuale

Kuvendi i Shqipërisë, seancë të posaçme për situatën në Kosovë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:01
Kuvendi i Shqipërisë

Zhvillimet e fundit në Kosovë, nga arrestimi i Ramush Haradinajt dy javë më parë në Francë e deri tek incidentet që provokoi treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” ishin pjesë e debateve të sotme në Komisionin e Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e komisionit, Arta Dade tha se me qëllim të diskutimit për situatën në Kosovë, do të zhvillohet një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë qenë provokative. Këto skena duan të kthejnë Ballkanin pas në vite. Po shohim me shumë vëmendje ngjarjet e fundit, nga arrestimi i Haradinajt deri tek ngjarjet në kufirin kosovar. Do të zhvillojmë një seancë të posaçme për këtë qëllim dhe do të ftojmë ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ngjarjet në Kosovë janë shqetësuese dhe të dëmshme për stabilitetin në rajon”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat