Skender Hyseni: Me Serbinë ose luftohet, ose bëhet dialog

Aktuale

Skender Hyseni: Me Serbinë ose luftohet, ose bëhet dialog

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:37
Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë se me Serbinë ose luftohet ose bëhet dialog, pasi sipas tij, nuk ka opsion të tretë.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe pajtohem plotësisht që ai dialog duhet të riformatohe. Është e pabesueshme ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj”.

Hyseni ka thënë poashtu se Policia e Kosovës është e gatshme të asistojë dhe të sigurojë murin në veri, por nuk e rrëzon murin vetë.

Këto komente, Hyseni i ka bërë në mbledhjen e komisionit për Punë të Brendshme ku është diskutuar për gjendjen aktuale në Kosovë, ashtu si edhe situatën e fundit të krijuar nga  ndalja e trenit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat