Kush është dëshmitari që di autorët e vrasjes së Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës?

Aktuale

Kush është dëshmitari që di autorët e vrasjes së Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 17 janar 2017 Në ora: 14:23
Akademia perkujtimore për Smajl Hajdarajn

Sot është përkujtuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj në 15- vjetorin e vrasjes.

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002.

Sot, me rastin e përvjetori të tij, ministri i FSK-së Haki Demolli, tha se ndjehet i nderuar që është zgjedhur të flasë në Akademinë Përkujtimore kushtuar patriotit dhe njëherësh aktivistit të LDK-së Smajl Hajdaraj.

Ai tha se në muajin janar u krye vrasja sa dinake aq edhe mizore e deputetit dhe komandantit të UÇK-së Smajl Hajdaraj. Ai th se Hajdaraj ishte një atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës, dhe se humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij por edhe për të gjithë Kosovën.

Blerim Hajdaraj, djali i Smajl Hajdarajt, tha se që 15 vite ka kërkuar drejtësi për të atin, por se askush nuk është marrë me këtë çështje.

Ndërsa kohë më parë në njërin prej emisioneve televizive në Kosovës, është debatuar për vrasjet politike dhe letrat të cilat  presidentit aktual, Hashim Thaçi, i kishte drejtuar kryeprokurorisë së shtetit për zbardhjen e vrasjeve politike, përfshirë këtë edhe tentim vrasjen e ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Shpëtim Hajdaraj, djali i ish deputetit të parlamentin të Kosovës Smajl Hajdar, i cili ishte vrarë pas lufte, vrasje kjo e cilësuar si vrasje politike, ka thënë se në vitin 2013, ka dalë një dëshmitar që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Xhemajl Mustafës e Smajl Hajdarajt.

“E kemi një rast në vitin 2013, ka qenë një deklaratë publike në një gazetë, i një dëshmitari që lajmërohet nga burgu, dhe ai është i dënuar në një rast tjetër penal, mirëpo ofron dëshmi, unë kam dëshmi, unë kam dijeni për së paku 6 vrasje, 3 prej tyre me motive politike.  D.m.th. i përmend vrasjet e Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, dhe Xhemaj Mustafës. Thotë unë kam njohuri sepse kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal, ka qenë për një rast tjetër i dënuar por tash ai ofron dëshmi, d.m.th. është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë, mirëpo gjatë gjithë kohës thotë që i gjithë procesi ka vazhdu veq me dhënien e dëshmive dhe nuk ka vazhdu më tutje”, ka thënë Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

Ai më tej ka theksuar, se me qëllim nuk ia përmend emrin atij, ku ai kujton edhe rastin e publikuar së fundi, sipas ë cilit një dëshmitar i mbrojtur ka hyrë në grevë urie.

Ndërsa, Armend Zemaj, familjar i kolonel Tahir Zemajt, kishte thënë se ai ka parë listat e pagesave ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara politike në Kosovë.

 “Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve. Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, ka thënë Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat