Krasniqi tregon faktet rreth sulmit ndaj Kuvendit

Aktuale

Krasniqi tregon faktet rreth sulmit ndaj Kuvendit

Nga: N.E Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:22
Zëdhëndësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi

 Zëdhëndësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka treguar faktet që mohojnë pretendimet e policisë për e-mailin kërcënues që merr përgjegjësinë për sulmin e Kuvendit.

 Krasniqi thotë se një nga “provat” që thotë prokuroria është e-maili, mirëpo në anën tjetër gjithashtu tregohet se gjatë dërgimit të emailit sipas vetë  dosjes së prokurorisë, as Adea dhe as ai nuk kanë qenë në vendin nga ku është dërguar ai email.

  Postimi i plotë:

FAKTET QË MOHOJNË PRETENDIMET E POLICISË PËR E-MAILIN KËRCËNUES

 Një nga "provat" në të cilat është thirrur policia, prokuroria dhe disa medie të afërta me pushtetin, ka qenë se gjoja e-maili kërcënues që merr përgjegjësinë për sulmin në Kuvend është dërguar nga lokacioni ku banon Frashër Krasniqi dhe nga IP adresa e tij, ose e atij lokacioni. Madje policia, siç do ta shihni në këtë video, deklaron publikisht që e-maili është dërguar "nga Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha".

Kjo është hedhur poshtë nga vetë dosja e prokurorisë. Aty thuhet qartë që e-mail adresa është dërguar nga Rruga B (pra ky nuk është lokacioni ku banon Frashër Krasniqi - Banesat e Tregtisë) si dhe që IP-të nga të cilat është dërguar e-maili janë të numrave të telefonit, abonentë të të cilëve janë Fatmir Tahiri dhe Mentor Krasniqi. Në anën tjetër, në kohën kur është dërguar e-maili, sipas vetë dosjes së prokurorisë, as Adea dhe as Frashëri nuk kanë qenë në vendin nga ku është dërguar ai email (Rruga B).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat