Media konservatore gjermane: Destabilizimi i Ballkanit interes i Putinit, për të diskredituar Brukselin; BE zgjati proceset

Aktuale

Media konservatore gjermane: Destabilizimi i Ballkanit interes i Putinit, për të diskredituar Brukselin; BE zgjati proceset

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 janar 2017 Në ora: 15:25
Treni

“Lëshimi i trenit provokativ serb në territorin e Kosovës duhet të alarmojë BE dhe i jep shansë për të luajtur kartat e saj Rusisë,” shkruan media konservatore gjermane Die Welt. “Rusia përpiqet të shtojë ndikimin e saj në rajon dhe këtë më së miri mund ta arrijë përmes marrëdhënieve tradicionale me Serbinë.”

Prestigjiozja gjermane më pas tregon manovrat e përbashkëta ushtarake mes Rusisë, Bellorusisë dhe Serbisë në Nish, gjatë nëntorit 2016, të emërtuar “Vëllazëria sllave.”

“Një destabilizim i Ballkanit është në interes të Rusisë ku presidenti i saj, Vladimir Putin, në këtë formë mund të diskreditojë dhe destabilizojë gjithë Bashkimin Europian. Sepse ishte perspektiva europiane që e mban stabil Ballkanin. Do eksplodonte edhe njëherë “konfliktet e ngrira” në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, kjo don të thotë, se BE është e pafuqishme të ruajë paqen në këtë rajon,” përcjell botasot.info.

Ndërkohë Putin paralajmëroi në dhjetor 2016, se do ndjek me vëmendje zgjedhjet presidenciale serbe dhe kjo mund të kuptohet si shpresë për të shtrirë sferën e tij të ndikimit në Europën juglindore dhe qendrore, pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA.

“Episodi i trenit përkundër gjithë teatrit që shkaktoi, mund të kuptohet mbi të gjitha si kthimin e kohërave si pasojë e ndryshimit që sollën zgjedhjet amerikane. Këtu nuk është e pafajshme edhe Europa, që e ka zgjatur tejmase procesin e integrimit të këtyre vendeve në strukturat euro-atlantike," përfundon artikulli./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat