Deda: Krijimi i ushtrisë, përgjigje ndaj kërcënimeve të Beogradit

Aktuale

Deda: Krijimi i ushtrisë, përgjigje ndaj kërcënimeve të Beogradit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:42
Deputeti i pavarur, Ilir Deda

Deputeti i pavarur, Ilir Deda ka thënë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë në Ushtri, duhet të jetë përgjigje ndaj kërcënimeve të fundit të Beogradit.

Deda ka sugjeruar se tryeza e liderëve të partiev politike për agjendën e re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejt.

“Forcimi i FSK-së në ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjigje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë deklaron "ajo që kam thënë se do të çojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për Siguri Kombëtare”. Gjithashtu, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë. Për mbrojtje nuk mund të na gjykojë askush. E as që duhet të flasim për këtë çështje në Bruksel”, ka shkruar Deda në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat