OVL e Pejës shpall anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë

Aktuale

OVL e Pejës shpall anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:32
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së-Dega në Pejë ka shpallur anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së-Dega në Pejë ka shpallur anëtar nderi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat.

 Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UÇK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet.

 Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit për veteranët që ai e ka quajtur diskriminues e që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

 Syla, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimin e jashtëzakonshëm në rastin e komandantit Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat