Nikoliç: Nëse nesër nis lufta në Preshevë, shqiptarët do të fitojnë, se ata janë në tokën e tyre!

Aktuale

Nikoliç: Nëse nesër nis lufta në Preshevë, shqiptarët do të fitojnë, se ata janë në tokën e tyre!

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:14
Ushtria serbe

“Nëse valoi një ditë në vit flamuri shqiptar dikund në Preshevë apo Bujanovc e 364 ditë flamuri serb, nuk e dëshmon patriotizmin shqiptar e as “tolerancë” apo demokracinë e Serbisë ndaj minoriteteve. E di se shqiptarët atje kanë një referendum nga viti 1992, por duket se ai ka mbetur vetëm në letër. Unë  nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë bashkimin me Kosovën?! Beogradi nuk do të mund dot ta mbajë me zor as Luginën e Preshevës as me ushtri e as me xhandarmeri, aq sa mundi ta mbante Kosovën para 17 vitesh” ka deklaruar Tomislav Nikoliç.

Image
Tomislav Nikoliç

Tomislav Nikoliç e njeh mirë edhe Luginën e Preshevës sepse siç tha ai ka ngrënë bukë të shqiptarëve plotë 12 muaj, meqë ka kryer shërbimin ushtarak në këto rajone.

“Nuk mund të flasësh keq apo të akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën. Unë kam ngrënë bukë të shqiptarëve plot 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën  kulturën, sidomos bujarinë dhe mikpritjen e tyre ndaj të huajve që rrallë mund ta gjesh jo vetëm tek popujt në Ballkan, por as në botë…Unë di çdo gropë të rrugëve të Preshevës e di edhe sot”.

“Unë nuk i kuptoj shqiptarët e Preshevës, pse nuk e kërkojnë autonomi apo bashkim me Kosovën?! . aq më tepër kur ata posedojnë verdiktin popullit shumicë në referendumin gjithpopullor më 1-2 Mars 1992 ku është shprehur vullneti i popullit shqiptar për vetëvendosje, autonomi me të drejtë ribashkimi me Kosovën, e drejtë kjo legjitime edhe nga karta e OKB-së dhe konventa ndërkombëtare që iu mundësojnë të drejtën e vetëvendosjes për popujt autoktonë”

“Çdo pëllëmbë e njoh qytetin e Preshevës, me kujtohej si sot ajo rruge me kllderme  nga gjimnazi Skënderbeu deri lart te xhamia e qytetit. Unë gati një vit kam hangër bukë Presheve,  Ne rast lufte e kam vështirë t’ja kthejë pushkën shqiptarëve.  Nëse nesër luftoje në Preshevë. shqiptaret do te fitojnë, se ata janë në tokën e tyre” ka thëne për “Presheva jonë” Tomislav Nikolic.

Nikoliç, është një gazetar shumëvjeçar në selinë e Këshillit Evropian. në Stasburg i cili raporton per mediat vojvodase (Radio Televizija SANTOS -Zrenjanin) qe plot 12 vjet.

Sa i përket situatës në Vojvodinë, Tomsilav Nikoliç pohon se “Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë. Nuk shkon më, jemi lodhur me Serbinë që na shkatërroi duke vjelur gjitha të mirat e vendit tonë. Lirisht mund të them “Vojvodina radi a Beograd se gradi” (Vojvodina punon, Beogradi ndërton..”). Adashi (emnaku)  im, presidenti i Sebisë  Tomislav Nikoliç e di shumë mirë se së shpejti Vojvodina do të bëhet Republikë, mjaft më Serbi na ka shfrytëzuar ”

Duke folur  për “Presheva Jonë” ai thotë: “Unë quhem Tomislav Nikoliç, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam nga Zrenjanini i Vojvodinës. Thashë nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidhë asgjë, përveç emri dhe mbiemrit. E thashë fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak. Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj popullin tim në Vojovdinë..”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat