Gjini: Qeveria e Kosovës po kryen kujdestari

Aktuale

Gjini: Qeveria e Kosovës po kryen kujdestari

Më: 17 janar 2017 Në ora: 21:02
Ardian Gjini

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini në Rubikon theksoi se treni duhet të ndalohej dhe nuk mund të imagjinohet nëse do të ndodhte ndryshe. Veprimi ka qenë i domosdoshëm, thotë Gjini.

Ndërsa, lidhur me deklaratën e presidentit, Hashim Thaçi se ai ka urdhëruar Policinë e Kosovës të bëj një veprim të tillë, Gjini tha se edhe nëse e ka bërë, është gabim.

Ai nuk lejohet të bëjë një urdhër të tillë dhe këtë deklaratë nuk e ka tërhequr, thotë Gjini.

Tutje, Gjini thotë se provokimi i Serbisë nuk është diçka e re dhe e papritur.

“Po lihet përshtypja në përgjithësi që është vec në kujdestari dhe jo po krynë dicka. Muri është ndërtu, muri nuk është dicka që ndërtohet për një ditë dhe për të është hapur tender. Ne e kemi AKI-në dhe intelegjencën financiare që e dinë kur hapet një tender. Po shohim një pamje të Qeverisë që kryn vetëm kujdestari dhe nuk është aktive. Tjetër që na tregon treni e muri është që është abuzuar me dialogun”, ka thënë Gjini.

Ai thotë se as Presidenti e as Edita Tahiri të mashtrojnë popullin se dialogu është i suksesshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat