Gecaj ka një porosi për Vuçiqin

Aktuale

Gecaj ka një porosi për Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 18 janar 2017 Në ora: 09:02
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, edhe sot edhe marrë me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Gecaj në një postim në Facebook, ka thënë se Vuçiq, një ditë ka retorikë nacional-shoveniste dhe ndërmerr veprime luftënxitëse, në stilin e mentorit të tij, kasapit të Ballkanit, ndërsa ditën tjetër pikë si prej qiellit i veshur me petkun e bardhë paqedashës dhe promovuesit të marrëdhënieve miqësore”, përcjell Botsa sot.

Gecaj i ka bërë thirrje kryeministrit serb që t’i “thërret mendjes”.

Reagimi i plotë:

“MAKE UP YOUR MIND” Mr. VUÇIQ

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e njohur shprehja “good cop/bad cop” (polic i mirë/polic i keq), e që nënkupton se, gjatë intervistimit të të dyshuarve, njëri polic sillet në mënyrë të butë ndërsa tjetri është më i ashpër.

Aleksandar Viçiq si duket e ka kuptuar dhe interpretuar këtë logjikë në mënyrë krejt unike dhe tani tenton qe ai i vetëm të luaj të dy rolet (policin e keq dhe të “mirin”).

Një ditë ka retorikë nacional-shoveniste dhe ndërmerr veprime luftënxitëse, në stilin e mentorit të tij, kasapit të Ballkanit, ndërsa ditën tjetër na pikë si prej qiellit i veshur me petkun e bardhë paqedashës dhe promovuesit të marrëdhënieve miqësore.

“Make up your mind” (ndaje mendjen), thonë prapë amerikanet. Përndryshe ne nuk e kemi këtë hall, e dimë se cili je./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat