ROSU tmerroi presidentin serb: Shqiptarët vetë po kërkojnë luftë

Aktuale

ROSU tmerroi presidentin serb: Shqiptarët vetë po kërkojnë luftë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 10:25
ROSU në Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, pas takimit me Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Beograd, deklaroi se çdo tentativë e Prishtinës për të shkaktuar konflikt do të përfundojë keq.

“Disa po mendojnë për shqiptarët dhe mbështetësit e tyre. Ne do të veprojmë në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Kosova është ligjërisht pjesë e Serbisë”, tha Nikoliq.

Sipas tij, e shtuna ishte dita kur dy vendet ishin buzë një konflikti, edhe pse tha Nikoliq Beogradi u përpoq ta fshinte një gjë të tillë.

“Emergjenca e Forcave Speciale të Kosovës ishte një shenjë se shqiptarët po kërkojnë luftë”, tha Nikoliq, raportojnë mediat serbe.

Presidenti serb shtoi se për këtë arsye, ai dhe kryeministri Vuçiq morën vendimin për ta ndaluar trenin.

Ai theksoi se Serbia pret nga BE-ja përgjigje nëse është e saktë deklarata e kryeministrit Isa Mustafa se Prishtina dje për të gjitha ka pasur pajtueshmërinë e Brukselit.

Gjithashtu tha se pret që një nga temat e ardhshme të dialogut duhet të jetë treni, respektivisht liria e lëvizjes.

Nikoliq gjithashtu theksoi se veprimet e Prishtinës me rastin e trenit kanë qenë “përpushjet e fundit të administratës amerikane në largim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat