Veteranët e luftës të shtunën protestë për Ramush Haradinajn

Aktuale

Veteranët e luftës të shtunën protestë për Ramush Haradinajn

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:02
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë se do të organizojnë një protestë gjithëpopullore në mbështetje të komandantit Ramush Haradinaj.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim partie a shoqate, që të na bashkëngjiten në protestë, ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:oo, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat