Ambasadori William Walker takoi avokatët dhe familjarët e Grupit të Kumanovës, duke kërkur drejtësi për rastin dhe ndriçmin e tij

Aktuale

Ambasadori William Walker takoi avokatët dhe familjarët e Grupit të Kumanovës, duke kërkur drejtësi për rastin dhe ndriçmin e tij

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 janar 2017 Në ora: 14:05
Ambasadori William Walker dhe gazetari i Bota sot Beqir Sina

Ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, dje pasdite në mjediset e Hotel Emka në Tetovë,  është takuar me avokatët, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe familjarët e disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. 

Gjatë vizitës së tij në Tetovë, ambasadori Walker i shoqëruar nga Sabedin Gashi (Kryetar i Shoqatës “Shqiponja e Lirë – në Uashington D.C. dhe Haxhi Dauti (Kryetar i Këshillit Shqiptaro – Amerikan, është takuar me Mefail Arslani – avokat, Dashurie Sefa, përfaqësuese e familjarëve Rasi I Kumanovës, Sejfulla Saiti, avokat, Profesor Abdulla Mehmeti – Kryetar i ASHASHA – Shkup, Dr. Adil Mustafa nga ASHASHA, si dhe disa nga  familjarët e rastit Kumanova. 

Gjithashtu në këtë takim ishte dhe deputeti me i vjetër i Pralamentit te Maqedonise nga Reka e Eperme, shqiptari Branko Manjolovski.
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker gjatë takimit është interesuar për ngjarjet e Kumanovës, dhe ka kërkuar nga folësit sa më shumë njohuri rreth këtij rasti.

Ai, paraditen e së martës duke qëndruar në Tetovë, ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave” prej të cilëve në detaje është njoftuar për luftimet e vitit të kaluar në Kumanovë dhe për rrjedhën e procesit gjyqësor.
Paraprakisht ai ka takuar edhe familjarët e të akuzuarve, një ditë më parë në Pejë gjatë vizitës së tij në Kosovë. 

Avokati i çështjes së Rastit te Kumanoves, Mefail Arslani deklaroi për gazetën Bota Sot, pas takimit se ata i kan folur në detaje lidhur me ecurin e këtij procesi të tejzgjatur dy vjeçar, kurse, në këtë takim,Ambasadori Walker, ka kërkuar ndriçim të plotë të ndodhive në Kumanovë në maj të vitit 2015, dhe është interesuar që të njihet me lëndën.

Ndërkohë, gazetës Bota sot, Ambasadori Walker, duke e parealizuar me atë çfarë ndodhi ne Reçak para 18 vjeteve, ai tha se: “Rasti i Kumanovës, është shumë i rëndë,  ky rast duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra me atë që ndodhi 18 vjet më parë në Reçakt. Duhet patjetër të zbulohet se kush organizoi skenarin e Kumanovës dhe kush e bëri këtë ngjarje e cila mundet të jetë pjesë edhe e ndonjë deskopiracion ”, deklaroi Ambasadori Walker.

Ambasadori William Walker, erdhi se pari në Kosovë në kuadër të aktivitetve të shënimit të 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut, masakër e cila tmerroi botën dhe solli deri te intervenimi i NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë. Me këtë rast në Recak vendin ku është ngritur edhe Kompleksi i Memorialit të Recakut Ambasadorit William Walker iu ngritë edhe një shtatore të cilën ai dhe Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi e zbuluan më 14 Janar 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat