Sot u raportua se vëllau i Hakiut, Imer Imeri, ishte pajtuar me Hashim Thaçin, duke thënë se se është bindur se Thaçi nuk ka hak as hile në këtë krim.
Imer Imeri ishte ai i cili vazhdimisht kishte drejtuar akuza ndaj Thaçit për vrasjen e vëllait te tij.
Por kundër axhës së tij ka dalë djali i të ndjerit, Kastriot Imeri, i cili thotë se kërkon drejtësi institucionale e jo kanunore, shkruan "Bota sot".
“Une, Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit. Kerkoj drejtesi Institucionale, jo Kanunore. Kerkoj nga Institucionet, qe me te vertete do ta ndriçojne vrasjen pas shpine te prindit tone, dhe vrasjeve te tjera qe u bene gjate e pas luftes ne Kosove. Kerkojme drejtesi nga Institucionet Nderkombetare. Jo nga keto vendore, te cilat udhehiqen nga kriminelet”, shkruan Kastriot Imeri në reagimin e tij.
Sipas vëllaut të tij, Imeri Imeri, Hakiu ishte kidnapuar dhe torturuar nga 3 policë ushtarakë të UCK-së, ku sipas tij ai pas torturave të bëra ndaj tij është vrarë po atë ditë.
“Fillimisht u kidnapua nga 3 policë ushtarak të UÇK-së duke dalë nga Shkolla ku ishte mësues , pastaj sipas informacioneve është torturuar fizikisht dhe psiqikisht dhe pastaj po të njëjtën ditë edhe është vrarë . Me të vetmin motiv - bindjeve politike. Është ndër vrasjet e para politike pas lufte në Rajonin e Drenicës. Ende nuk është ndriçuar kjo vrasje , nuk u identifikuan nga Prokuroria as rrëmbyesit , as organizatorët dhe as urdhërdhënësi. Në atë kohë vepronte Qeveria e Përkohshme me Kryeministër Hashim Thaqi dhe Ministër i Rendit Rexhep Selimi. Përgjegjësia bie mbi ta. Më së miri këta dy persona e dijnë se kush ishin ata 3 ushtarë të Policisë ushtarake të UÇK-së që e rrëmbyen , torturuan dhe pastaj e vranë Haki Ymerin , e të cilët nuk ishin nga Rajoni i Drenicës.Unë nuk po kërkoj hakmarrje! Po kërkoj drejtësi”, kishte thënë para disa muajsh Imer Imeri, vëllau i Haki Imerit.