Lekaj e njofton Ipeshkvin për arrestimin e Ramushit

Aktuale

Lekaj e njofton Ipeshkvin për arrestimin e Ramushit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:30
Shefi i grupit parlamentar të AAK'së, Pal Lekaj me ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji

Shefi i grupit parlamentar të AAK'së, Pal Lekaj ka njoftuar ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji për arrestimin e Ramush Haradinajt dhe gjendjen e tij në Francë.

"Sot, më 18 janar 2017, pata një Audiencë private me Ipeshkvin e Kosovës, Sh.T. Imzot Dodë Gjergji, të cilin e njoftova për gjendjen e liderit tonë të AAK dhe ish kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj. Ipeshkvi shprehi indinjatën e tij për gjendjen aktuale të Ramush Haradinaj duke konsideruar se është e padrejtë që, pas verdikteve të drejtësisë ndërkombatare , të nënshtrohet prapë proceseve të drejtësisë", ka shkruar deputeti Lekaj në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat