Vuçiq: Kemi pasur kontakte me shqiptarët, do t`i zgjidhim problemet

Aktuale

Vuçiq: Kemi pasur kontakte me shqiptarët, do t`i zgjidhim problemet

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:19
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq beson se problemet në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës do të zgjidhen në mënyrë paqësore, racionale dhe të arsyeshme, dhe theksoi se automjete të blinduara dhe pushkë të gjata nuk janë pjesë e zgjidhjes.

“Ne kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe besoj se  mund t`i zgjidhim të gjitha problemet në një mënyrë të qetë, racionale dhe të arsyeshme” tha Vuçiq në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat