NATO sërish paralajmëron Serbinë: Kësaj radhe ka një mesazh të qartë!

Aktuale

NATO sërish paralajmëron Serbinë: Kësaj radhe ka një mesazh të qartë!

Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:19
KFOR

Burime nga selia e NATO-s në Bruksel kanë thënë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, në të cilën thirret Serbia, nuk përfshinë forcat policore të Kosovës.

Këto burime, raportojnë mediat serbe, thonë se “autoritetet kosovare nuk duhet të kërkojnë nga KFOR-i që të marrin leje për dërgimin e forcave të tyre policore në mbarë Kosovën”.

Këtë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, e kanë thënë zyrtarë të NATO-s, në pyetjen se a është dashur autoritetet e Kosovës paraprakisht të kërkojnë pajtimin e KFOR-it për dërgimin e forcave speciale kosovare, ROSU, në veri të vendit për ta ndalur trenin serb.

Që nga e shtuna, kur ndodhi incidenti me trenin serb, mediat dhe politika në Serbia vazhdojnë të thirren në “Marrëveshjen e Brukselit”, ku sipas tyre, autoritetet e Prishtinës “nuk guxojnë” t’i dërgojnë njësitë speciale në veri, pasi që kjo ishte pjesë e marrëveshjes.

Më herët, komanda e KFOR-it në Prishtinë ka njoftuar se nuk ishin të njoftuar për dërgimin e ROSU-s në veri të Kosovës, më 14 janar, dhe kjo ishte në pajtim me mandatin aktual të KFOR-it në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat