Reagon shoqata "Thirrje Për Drejtësi": Drejtësinë nuk e konsiderojmë si çështje "gatishmërie" për të bërë "be"

Aktuale

Reagon shoqata "Thirrje Për Drejtësi": Drejtësinë nuk e konsiderojmë si çështje "gatishmërie" për të bërë "be"

Nga: P.R Më: 18 janar 2017 Në ora: 17:48
Imer Imeri e Hashim Thaçi

Shoqata "Thirrje Për Drejtësi", udhëheqës i së cilës ishte Imeri Imeri ka reaguar pas deklaratave të këtij të fundit në raport me Hashim Thaçin.

Sipas një kësaj shoqate, qëndrimet e Imerit janë qëndrime të tij personale, e jo të Shoqatës "Thirrje Për Drejtësi".

Ja komunikata e plotë:

Qëndrimet e z.Imer Imerit , janë qëndrime personale dhe jo të Shoqatës "Thirrje Për Drejtësi"

Ju njoftojmë se qëndrimet e z. Imer Imerit , janë qëndrime personale dhe jo të Shoqatës!
Poashtu ju njoftojmë se z. Imer Imeri nuk është më kryetar i Shoqatës "Thirrje Për Drejtësi" që para 1 muaji , me çrast vullnetarisht ka ofruar dorëheqje me shkrim.
E faleminderojmë z. Imer Imerin për punën e bërë si kryetar i Shoqatës që nga themelimi e deri me dorëheqjen e tij.

Ne jemi angazhuar për drejtësi për të gjitha rastet e vrasjeve me motive politike dhe do të angazhohemi në vazhdimësi! Këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë së Shtetit të Kosovës , e edhe ajo ndërkombëtare ( gjykata speciale) në rast mossuksesi të institucioneve tona. Qështjen e drejtësisë ,ne nuk e konsiderojmë si qështje "gatishmërie" për të bërë "be" , edhe pse kemi respekt për pleqtë e popullit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat