Komisioni për matjen e territorit mblidhet më 24 janar, pa opozitën

Aktuale

Komisioni për matjen e territorit mblidhet më 24 janar, pa opozitën

Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:25
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës konfirmon ftesën dërguar partive opozitare për t’u bërë pjesë e Komisionit që do të bënte matjen e territorit të Kosovës.Por, deri më tani, opozita ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.

Matja e territorit, është iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës, por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit, të nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë ndërmjet dy shteteve, do t’i hapte udhë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, do të fuqizonte shtetësinë e Kosovës”, thuhet në një komunikatat ë lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë funksion, Qeveria e Kosovës, rikujton se ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, i cili ka për mision që të bëjë matjen e territorit të Kosovës para datës 25 gusht të vitit 2015, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga:Akademia e Shkencës dhe e Arteve e Kosovës, Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore,Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Dy ekspertë nga Organizatat e Shoqërisë Civile, Agjencioni i Kadastrit, Agjencioni i Ujërave, Agjencioni i Pyjeve, KOSTT-i, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Policia e Kosovës, Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Komuna e Pejës, Komuna e Deçanit,Komuna e Istogut, Komuna e Junikut, dy përfaqësues nga zona e Rugovës së Komunës së Pejës.

Në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i.

Pjesëmarrjen në punën e Komisionit, përfshi edhe vëzhguesit, sipas komunikatës e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç tri subjekteve opozitare.

Takimi Konstituiv i Komisionit do të mbahet më datë 24 janar 2017./rel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat