Flet ministri më i heshtur në Kosovë, i ka dy fjalë për trenin

Aktuale

Flet ministri më i heshtur në Kosovë, i ka dy fjalë për trenin

Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:09
Lutfi Zharku

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka deklaruar se vendimi që trenit serb t’i ndalohet hyrja në Kosovë, ishte i koordinuar nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin dhe Presidentin.

“Unë kam marrë vendim në bazë të kompetencave, kërkesa është ardhur nga Autoriteti i i Hekurudhave, unë kam kërkuar nga policia që të ndalet treni i cili ishte ilegal dhe nuk ka pasur licenca për të vepruar në Kosovë”, ka thënë Lutfi Zharku për transmetuesin publik.

Ai më tutje ka theksuar se çështjet e ndjeshme nuk duhet të diskutohen në publik, pasi situatat e tilla kërkojnë një analizë më të thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat