Lekaj: Dërgimin e vendit në zgjedhje pa Ramushin, do ta ndalojmë me çdo çmim

Aktuale

Lekaj: Dërgimin e vendit në zgjedhje pa Ramushin, do ta ndalojmë me çdo çmim

Më: 18 janar 2017 Në ora: 20:31
Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se prej faktorit politik në Kosovë mundet të pritet gjethçka, madje edhe zgjedhjet e parakohshme në Mars, por sipas tij, kjo nuk bënë të ndodhë pa Ramush Haradinajn.

“Mosprezenca e Haradinajt në Kosovë e bënë Serbinë më të lirë për të vepruar në Kosovë ngase nuk ka ndonjë faktorë që mundet të ndalojë”, ka theksuar Lekaj, në Rrokum Roll.

Lekaj ka thënë se kjo nuk do të ndodhë sepse jam i bindur se Haradinaj do të kthehet së shpejti në Kosovë sepse vendimi i Serbisë është puro politik.

Ai ka shtuar se lidershipi kosovar nuk duhet të gabojë të shkojë në zgjedhje pa Ramushin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat