Po të mos ishte vendimi i presidentit Thaçi, a do të futej treni në Kosovë?

Aktuale

Po të mos ishte vendimi i presidentit Thaçi, a do të futej treni në Kosovë?

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:19
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka folur rreth urdhërimit të ndalimit të trenit, që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë me përmbajtje të mbishkrimeve provokuese.

Thaçi ka thënë se përkundër zërave se presidenti i vendit nuk kishte kompetenca për ndaljen e atij treni dhe se ndaljen e tij duhet të kërkohej nga Qeveria, atij i interesonte të mos cenohej sovranitetit i shtetit.

Presidenti ka shtuar se nëse ai nuk do të kërkonte ndalimin e trenit nga Beogradi, ai do të hynte në Mitrovicë.

Ai ka thënë se kushtetuta e njeh presidentin si komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe në kuadër të kësaj atij i lejohet mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat