Zeka tregon pse nuk e ka paditur Hashim Thaçi, Dick Marty-n

Aktuale

Zeka tregon pse nuk e ka paditur Hashim Thaçi, Dick Marty-n

Nga: G.B Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:44
Hashim Thaçi dhe Dick Marty

Ppresidenti Hashim Thaçi, ka folur për akuzat e senatorit Dick Marty ndaj tij dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime lufte.

Ai ka thënë se që nga koha kur ai mendonte të padiste senatorin Marty për shkak të akuzave të tij për krime lufte, Thaçi ka treguar se kanë ndryshuar rrethanat.

Pas kësaj ka reaguar Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se shumë janë tallur me raportin e Dick Marty-t për trafikimin e organeve por me kohë do ta kuptojnë se ai nuk tallet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i tij:

Pse nuk e ka paditur Hashim Thaçi, Dick Martin?

Kur e ka pas ba raportin per trafikimin e organeve, ky far Dick Marti, pjesa dermuese e atyre qe lakoheshin ne raportin e tije, bajshin hajgare. Nje pjese prej tyre mendojshin qe po luajne domino neper skutat e Bregut te Diellit, phesa tjeter mendojshin qe po luajne guxhas te Shtepia e Hadakut, qe ndan Obrine me Murgen.
Kur ju thojsha ketyre pehlivanave te politikes, qe ky far Dicku ka lujte koqe edhe me CIA n amerikane, duke ja zbulu burgjet sekrete ne Poloni, dhe Gjermani, mu me thojshin shihe ky filozofi, qe i din te gjitha.
Po Dicku ka lujte vetem koqe me CI A n ametikane, me keta ka me lujte ma shume se kaq!
Hashim Thaçi me company, kane me kuptu qe ai nuk eshte hsjgaregji...!!!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat