Thaçi: Trenin e ndala unë, iu frikësova përsëritjes së rastit ‘Panda’

Aktuale

Thaçi: Trenin e ndala unë, iu frikësova përsëritjes së rastit ‘Panda’

Më: 19 janar 2017 Në ora: 00:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth urdhërimit të ndalimit të trenit, që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë me përmbajtje të mbishkrimeve provokuese.

Thaçi në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini ka thënë se përkundër zërave se presidenti i vendit nuk kishte kompetenca për ndaljen e atij treni dhe se ndaljen e tij duhet të kërkohej nga Qeveria, atij i interesonte të mos cenohej sovranitetit i shtetit.

Thaçi po ashtu theksoi se nëse ai nuk do të kërkonte ndalimin e trenit nga Beogradi, ai do të hynte në Mitrovicë.

Presidenti ka shtuar se në rastin e trenit i është frikësuar përsëritjes së rastit ‘Panda’, kur shteti serb kishte vrarë pesë të rinj në Pejë duke ua lënë fajin shqiptarëve.

Ai ka thënë se kushtetuta e njeh presidentin si komandant i Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe në kuadër të kësaj atij i lejohet mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat