Konkluzionet për arrestimin e aktivistëve të LVV-së votohen në seancën e radhës

Aktuale

Konkluzionet për arrestimin e aktivistëve të LVV-së votohen në seancën e radhës

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:55
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri

(E plotësuar) -  Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, policia më elite FIT.

“Mbaj mend si më arrestuan mua, me Njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më liruan, menjëherë. Andaj, si mos të jetë kjo drejtësi e seleksionuar. Sulmet dhe vrasja e heroit Enver Zymberi, nuk janë quajtur sulme terroriste. Dy herë në dy dhomat e dëshmive në polici ka pasur vjedhje, dhe asnjë herë nuk janë zbuluar rastet dhe gjykuar”, tha Kurti.

Ai po ashtu pyeti se përse, nuk ka gaz lotsjellës sot këtu në Kuvend? Sepse ka vdekur “zajednica”. “Ne nuk hedhim gaz lotsjellës pa e pru ju këtu zajednicën dhe demarkacionin”, tha Kurti.

Konkluzionet për arrestimin e aktivistëve të LVV-së votohen në seancën e radhës

Përfundoi punimet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes.

Iniciuesi i kësaj seance, Glauk Konjufca kërkoi që votimi i konkluzioneve të paraqitura nga propozuesi i debatit, të votohet në seancën e ardhshme si pike e pare e rendit të ditës.

Beqiri: Ky debat është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend për arrestimet e aktivistëve të LVV-së, tha se edhe ky debat është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë.

“Paraqitja e mocionit është drejtë, por teksti është tejet i një anshëm”, tha Beqiri dhe shtoi se nuk mund të mohojmë faktin se Qeveria është djegur disa herë nga aktivistë të tyre me koktej molotovi.

Beqiri: Disa herë edhe kryeministri është sulmuar

“Disa herë edhe kryeministri është sulmuar, në kuvend dhe në shtëpi. U sulmuan ministra, zv.ministra dhe të tjerë, u thyen vetura. Realisht në oborr timin më është djegur vetura zyrtare. Edhe unë jam i pa kënaqur që nuk është zbuluar deri më tash rasti im, por nuk jam ai që e nguti procesi. Tërë atë qe kemi përjetuar me muaj, nuk mundem ta përshkruaj të tërën. Sjellja e opozitës, e deputetëve ka qenë tejet e keqe dhe i ka dhënë një imazh tepër të keq vendit. Këto rezolutë nuk e përkrahim, sepse është ndërhyrje në institucionet e drejtësisë”, tha Beqiri

Debat mes deputetëve Hamiti dhe Ymeri

Deputeti Visar Ymeri, duke polemizuar me deklaratën e deputetit Sabri Hamiti, se përse po flitet për kapje të shtetit, Ymeri tha se SHIK-i drejtuar nga Kadri Vesli, janë pjesë e kapjes së shtetit. Mirëpo, Hamiti iu kundërpërgjigj Ymerit se është një djalë i ri dhe burrë i mençur dhe duhet t’i kuptojë këto çështje pse nuk i personalin këto gjëra.

Besa Gaxherri i thotë Albulena Haxhiut: Mshele mori mo 

Gjatë debatit që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, iu drejtua deputetes Albulena Haxhiut, me fjalët “mshele mori mo. Nuk ka gjë më e ulët për mua se me u marrë me ju deputete”.

Ky debat u nxit derisa Haxhiu ndërhyri në fjalën e Gaxherrit, e cila e akuzoi LVV-në së ajo është për të hedhur gaz dhe me i dëmtuar institucionet e Kosovës dhe po ashtu kërkoi të di cili është qëllimi i këtij debate.

Haradinaj: Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se e vërteta është se ka pasur dhunë, ngase ka pasur aktivistë të përgjakur.

“Asnjëri prej juve nuk treguat pse ka pasur gaz në Kuvend. Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit, për këtë ka pasur gaz. Për me i ndaluar këto veprime në dëm të shtetit, ndihemi krenar edhe pse kemi përdorë gaz, ngase kanë qenë të domosdoshme”, tha Haradinaj.

Vetëvendosje shpalos një pano me fotografi të zyrtarë të lartë

 Në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, deri sa mbante fjalën Albulena Haxhiu, dy deputetë të LVV-së, mbajtën një pano para deputeteve me fotografi të zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Në pano përfshiheshin ministri i MPB-së, Skender Hysnei, drejtori i policisë Shpend Maxhuni, drejtori i RTK-së, Mentor Shala, Ridvan Berisha, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ish prokurori Syle Hoxha, e të tjerë.

Image

Ymeri: Asnjëri prej këtyre 6 aktivistëve nuk kanë qenë as afër institucioneve

 Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se në këtë debat që është përqendruar mjaft qartë, kemi ndërhyrje të deputeteve tjerë dhe ministrave për rastet e tyre personale.

Ymeri: Asnjëri prej këtyre 6 aktivistëve nuk kanë qenë as afër institucioneve

“Na thanë pse po paragjykoni, nuk është paragjykim fare, është fakt, se njësitet e policisë janë future dhunshëm në zyrat e LVV-së me rreth 1 mijë policë, është fakt se kanë përdorur plumba gome. Andaj, nuk janë paragjykime, janë fakte. Është fakte se janë arrestuar 6 aktivistë të LVV-së në 5 të mëngjesit, se gjoja kanë kryer një sulm terrorist, dhe nuk ka asnjë provë të vetme prokuroria që lidh këta 6 të rinj. Është po ashtu fakt se asnjëri prej këtyre 6 aktivistëve nuk kanë qenë as afër institucioneve kur janë sulmuar institucionet”, tha Ymeri.

Ai shtoi se është fakt se Astrit Dehari është mbajtur në burg pa asnjë argument, dhe askush nuk e di pse ka qenë në burg.

“U tha mirë nga Glauku, se kush e ka orkestruar këtë lidhje me sulmet ndaj institucioneve të Kosovës. U tha se aktivit të LVV-së kanë gjuajtur me vezë, kjo po i bie se Qeveria me polici po hakmerret ndaj LVV-së dhe akuzojnë për terrorizëm”, tha ai.

Ndaj fjalës së tij ka reaguar deputeti Zenun Pajaziti, duke iu përgjigjur deputetëve të LVV-së, i cili tha se nuk beson se ka një orkestrim për sulmet dhe nuk është i prirë me besuar për ndonjë sulm mbi institucionet e Kosovës

Hyseni: E vetmja gjë që kam ndier keq ardhja, ka qenë komunikata e LVV-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, theksoi se ky institucion i cili ka vënë rregullat e institucioneve për rend dhe ligj, në të njëjtën kohë, edhe pse Kuvendi i ka dhënë ingerencë me ligje të aprovuara secilit institucion për rend dhe ligj, është e drejtë po ashtu e këtij institucioni nëse do të debatojë ose hamendësojë në atë që vet e ka përcaktuar për institucionet e pavarura për rend dhe ligj.

Hyseni: E vetmja gjë që kam ndier keq ardhja, ka qenë komunikata e LVV-së

“Ky debat si ky ka mundur të bëhet edhe në tetor, sa më përket mua, këso lloj debatesh munden me u mbajt për çdo ditë. U fol për shumë dikastere, normalisht se nuk mund të foli për të gjitha. Unë e kam të shenjt që mos të jap urdhra politik, qoftë edhe në polici për qëllime politike. Po theksoj, se kemi një polici të shkëlqyeshme, të cilën duhet ta ndihmojmë drejt përsosjes dhe perfeksionimit. Pikërisht për shkak të mos përzierës time në polici të hetuesisë, nuk e kam bërë as një lëvizje të vetme për arrestimet. E vetmja gjë që kam ndier keq ardhja ka qenë komunikata e LVV-së”, tha Hyseni

Berisha: Në emër të drejtësisë është bërë padrejtësi

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se kjo është një temë bukur shqetësuese, pasi në emër të drejtësisë është bërë padrejtësi “kjo nuk donë koment”.

Berisha: Edhe kjo rezolutë do të ketë fatin e atyre si më parë

“Për arrestimet e aktivistëve, rastet të tilla kemi edhe në Nisma dhe në AAK. Këtë debat, mendoj ta shfrytëzoj në formë të apelit, që përfundimisht organet e drejtësisë të shkëputen nga politika. Kapja e drejtësisë nga zyrtarë politik është dëshmuar edhe me përgjimet e publikuar vitin e kaluar. Hyrja e policisë në zyrat e LVV në 2015 ka qenë vërtet shqetësuese. Si do që të jetë mungesa e kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë, unë mendoj se edhe kjo rezolutë do të ketë fatin e atyre si më parë”, tha Berisha.

Lekaj: Drejtësia nuk duhet të jetë për diko nënë e për diko njerkë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se pas shumë arrestimesh, kemi edhe një humbje jete të një të riut në shekullin 21.

“Ka ndodhur edhe përndjekje të deputetëve të këtij Kuvendi, vetëm se kanë qenë kundër marrëveshjeve në dëm të Kosovës. Kosova regjimin e ka larguar që moti, por është tepër irituese që edhe pas shpalljes së pavarësisë ka pasur arrestime, dhe drejtësia nuk duhet të jetë për diko nënë e për diko njerkë. Anjda, një herë e përgjithmonë ta lëmë anash policinë, kur ne kemi mosmarrëveshje politike”, tha Lekaj.

Pajaziti: Përshkrimi i situatës është i një anshëm

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti në debatin që është duke u zhvilluar më kërkesë të Vetëvendosjes theksoi se nuk është hera e parë që po bëjnë debate që kanë të bëjnë më drejtësi.

Pajaziti: Duhet të punojmë të gjithë për institucione

“Glauk, derisa ju i dhatë disa të dhënë nga ju, është e një anshme, derisa nuk i kemi ne këto të dhëna. Ajo që dëshiroj, të them mos të paragjykoni për arrestimet. Duhet të punojmë të gjithë për institucione sa më të mirë në drejtësi. Përshkrimi i situatës është i një anshëm. Institucionet e drejtësisë duhet të japin fjalën e fundit për sulmet ndaj Kuvendit, por ndoshta ka qenë dikush tjetër për destabilizmim të vendit”, tha Pajaziti.

Ai shtoi se është për të ardhur të keq, që kemi pasur një rast të sulmeve ndaj institucioneve të vendit dhe arrestimin e pjesëtarëve të LVV-së.

“Është për të ardhur keq që kemi pasur raste tragjike dhe seanca nën tensione, sulme mbi ministra. Krejt për këto ka akuza për këto veprime, është për të ardhur keq se çfarë pamje i keni dhënë vendit. Bëjmë thirrje unike që institucionet e drejtësisë ta kryejnë punën”, tha Pajaziti.

Konjufca: Arrestimet kishin për qëllim që LVV-së t’i vihet etiketa terroriste

Deputetët po vazhdojnë debatin sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Konjufca ka theksuar se ka kaluar prej 2 muaj e gjysmë dhe vërehet se qeveria ka pasur, siç tha ai një qellim për të sabotuar mbajtjen e këtij diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se ekziston një projekt i pushtetit në raport me subjektin më të madh të pushtetit, ky projekt është që LVV të largohet nga skena politike dhe të shpallet si organizatë terroriste, dhe kjo po vazhdon. Kjo përpjekje e Qeverisë është kristalizuar dhe ka marr formë konkrete më 28 nëntor të vitit 2015, ka marr vendim që zyrat e LVV të thyhen nga njësitet antitorrosite dhe kanë hyrë në LVV me një brutalitet të madhe, duke shkaktuar lëndime, rrahje, duke filluar prej aktivistit, siç është Sami Kurteshi. Ky njësit përdoret vetëm për antiterrorizëm. Përdormi i njësive FIT, nuk përdoren gjithkund, ato përdoren vetëm në raste të veçante, vetëm në LVV është përdorur”, tha Konjufca.

Ai pyeti se pse ndodhi kjo? Sipas tij kjo ndodhi sepse kundërshtimi demarkacionit dhe asociacionit e binden pushtetin se duhet me ndërmarr masa të jashtëzakonshme, që me zhvendosur LVV-në përtej rrafshit politik.

“Ndalimi dhe arrestet shtëpiake, kështu kronologjikisht vijmë tek sulmi ndaj Kuvendit më 4 gusht. Pushteti te ky sulm e ka pa një rast të jashtëzakonshëm që me ia mëveshë LVV-së. Pas kësaj date është vazhduar duke u arrestuar 6 aktivistë”, tha Konjufca dhe shtoi se prej atij momenti, prokuroria ka dështuar që të argumentojë se këta aktivistë janë sulmues.     

“Fornenzika konstaton se kjo nuk ka lidhje më këtë ngjarje. Edhe AND, duke filluar prej flokëve. Asnjeri prej këtyre të identifikuar me antena të PDK-së, nuk figuron se kanë qenë në këto lokacione. … Aktakuza është për t’ia mëvesh, me i mbetur një etiketë që LVV është terroriste. Ka pasur edhe sulme pas kësaj date, policia nuk e ka arrestuar askënd për rastin e RTK-së dhe drejtorit”, tha Konjufca.

 

Hyseni: 260 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Ministri i MPB-së Skënder Hyseni i cili po prezanton këtë projektligj njoftoi se  260 mijë armë të paligjshme janë në duar të personave civil të qytetarëve të Kosovës, ngase ka qenë 310-340 mijë.

Ai tha se çdo i shtati qytetar i Kosovës posedon armë pa leje, ndërsa vetëm brenda një viti policia konfiskon 1 mijë 200 armë.

Hyseni konsideron se përmes amnistisë qytetarët  mund të dorëzojnë armët e paligjshme dhe sipas tij për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, kjo çështje përfundimisht duhet të rregullohet me ligj.

Ndërkohë Projektligji për automjete nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës pasi që nuk pati kuorum.

Të gjitha grupet parlamentare në Kuvend i kanë dhënë mbështetje këtij projektligji sipas të cilëve duhet ë hiqet fare homologimi i  automjeteve. Ai që ishte kundër është  Raif Qela nga PDK,  i cili tha se duhet të rregullohet çështja e kufizimit të viteve për automjetet e importuara.

Projektligji për Automjete zvogëlon aksidentet në komunikacion

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për Automjete, sipas të cilit ky projektligj ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas Zharkut, Projektligji siguron se me kontrollimin e veçantë dhe me kritere të automjeteve nga Qendrat kontrolluese, arrihet zvogëlimi i aksidenteve në komunikacion, e veçanërisht ato me fatalitet.

  Ai tha se me këtë projektligj është rregulluar dhe paraparë edhe çështja e homologimit të automjeteve, që sipas Zharkut ka rëndësi.

 Ai tha se për shkelje të këtij ligji, janë paraparë edhe gjobat, që parashihen në tri nivele, që sipas tij, ka për qëllim rritjen e përgjegjësisë së subjekteve dhe ngritjen e cilësisë.

***

Derisa të përgatitet rezoluta për debatin e sotëm për arsimin, Kuvendi filloi punimet me shqyrtimin e parë të projektligjit për automjete.

Ministri i Arsimit Arsim Bajrami në interpelancën në Kuvendin e Kosovës, e cila u mbajt sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje arsimin në Kosovës, tha se arsimi mbetet prioritet kombëtar.

Ai prezantoi një program kombëtar për edukim, duke pohuar se janë ndërmarrë hapa konkret me qëllim që gjendja e cilësisë në arsim të përmirësohet.

Bajrami: Arsimi, prioritet kombëtar

“Definitivisht arsimi dhe edukimi duhet të jetë prioriteti kryesor kombëtar. Duhet të kemi politika kombëtare për shkak se cilido  progres apo avancim në sistemin e arsimit dhe edukimit është sukses për shtetin e Kosovës. Të prezantoj një program kombëtar për edukim, që jemi të gatshëm në momentin e duhur që ta sjellim në Kuvend, që ajo të bëhet dokument afatgjatë dhe të tregojë masat që ka ndërmarrë MASHT që dy vite, jo vetëm si reflektim ndaj vlerësimit PISA. Sepse testi PISA ka ndodhur vetëm 3 muaj pas fillimit të këtij mandati. Por në kontinuitet në pajtim me deklarimet tona, prej fillimit që ngritja e cilësisë në sistemin arsimor, është një prioritet kombëtar...Ne gjatë këtij viti do të kemi marrëveshje me shtetet respektive, me Gjermaninë, me Britaninë e madhe me shumë shtete, që ti sjellim tekste me standarde të Cambridge, me standarde të larta dhe jemi në rrugà « të mirë....Nxënësit tonë shumë shpejt do të kenë tekste shumë më të holla shumë më logjike dhe shumë më të qarta. Sepse padrejtësisht kemi qenë të padrejtë me nxënësit, duke iu dhënë dhe përmbajtje që asnjëherë nuk u duhet në jetë.... Unë kam takuar pas testit PISA  mësimdhënësit, e disa shkollave, iu kam thënë që të mos ndjehen aspak të ofenduar, por të ndihen përgjegjës, të mobilizuar që ne të punojmë sa më shumë që pisa 2018 të shënoj një progres dhe të tregojmë se ne mund të ngrisim një sistem cilësor të arsimit”, tha ai.

Ndërkaq  Ismail Kurteshi i cili kishte paraqitur kërkesë]n për interpelancë tha se  zhdukja e institucionit të përgjegjësisë dhe vlerësimit real, ka ndikuar në rënien e cilësisë në arsim. 

Sipas tij vlerësimi i PISA-s duhet të shërbejë si moment, që cilësia në arsim nuk arrihet me deklaratat pompoze të ministrave , as me tekste të papërshtatshme as me universitete të fushatave elektorale e as kolegje me licenca të dyshimta.

Kurteshi: Cilësia në arsim, nuk arrihet me deklaratat pompoze

“Testi i PISA-s ka zbuluar se 77 përqind e nxënësve  të testuar s’kanë qenë të aftë ta interpretojnë drejt atë që e lexojnë. E pa këtë aftësi është e pamundur të arrihet çfarëdo qoftë në cilëndo fushë të jetës. Kjo gjendje që  vjen si pasojë e mungesës së angazhimit jo të duhur në fushën e  arsimit të të gjitha  Qeverive të pasluftës, ndërhyrjes së politikanëve në fushën e arsimit për përfitime politike, personale ose grupore, për vota, ose blerjes së përkohshme të qetësisë sociale. Kjo gjendje është dhe rezultat i bartjes së kompetencave nga profesionistët nëpër shkolla në duar të  politikanëve, si për shembull kryetarëve të komunës e të tjerë. Në këtë gjendje ka ndikuar edhe përfshirja e një numri të vogël të fëmijëve në çerdhe dhe arsim parashkollor, si dhe programi jo cilësor, kuadri shpesh i papërgatitur si duhet , munge sa e teksteve adekuate, vlerësimi i brendshëm jo real, mungesa e disiplinës dhe llogaridhënies.... Kjo situatë bazuar në vlerësimin e PISA-s duhet të na shërbejë si moment ku ne të gjithë e kuptojmë që cilësia në arsim nuk arrihet me vlerësime jo reale të nxënësve, me deklaratat pompoze të ministrave , as me strategji të kushtueshme që nuk prodhojnë rezultate të kënaqshme, as me korrikula, as  tekste të papërshtatshme as me universitete të fushatave elektorale,  e as kolegje me licenca të dyshimta”, tha Kurteshi.

Ndërkaq Bekim Haxhiu  tha se PISA i ka vënë para pasqyrës të gjithë, jo vetëm Ministrinë e Arsimit.

Haxhiu: Pisa na vuri të gjithëve para pasqyrës

“Ne anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës, pas rezultateve të testit PISA kishim rënë dakord në mënyrë anonime ,që të organizohet një debat parlamentar për arsimin dhe parashtruesi i kësaj interpelance të sotme Ismajl Kurteshi ishte i po të njëjtit mendim me ne. Por si duket subjekti i tij politik vendosi që kjo të vazhdojë si interpelancë parlamentare, ndoshta për qëllime politike,. Por sido që të jetë mendoj  arsimi është një çështje që duhet të na bashkoj jo të na ndajë... Rezultatet e fundit të testit  PISA-s janë dëshpëruese, të cilat rezultate rangojnë Kosovën në vendet e fundit dhe kjo na bën të qartë dhe na jep sinjal, se diçka s’po funksionon në sistemin e arsimit.. Me këtë test e pamë ku jemi, si jemi me të mirat e të metat. Na tregoi defektet që i kemi na zgjoi vëmendjen shumë me rëndësi të të gjithëve dhe duhet të rregullojmë dhe përmirësojmë arsimin tonë. Të kuptohemi drejtë nuk është vënë para pasqyrës vetëm MASHT, apo qeveria apo ndrejtoritë komunale të arsimit. Por të gjithë jemi vënë para kësaj pasqyre”, tha ai.

E Albin Kurti theksoi se rezultatet e PISA-s treguan se Kosova është në një gjendje alarmante, sa i përket arsimit.

Kurti: Investimi në arsim shihet si investim në paga të arsimtarëve

“Qartazi Qeveria në vitet e fundit dhe në përgjithësi pas lufte investimin në arsim e sheh shumë më tepër investim  në pagat e rritura, në fushata elektorale për arsimtarët se sa në aftësinë e mësimdhënies  që do të duhej të përkthehet edhe në mësimxënie”, tha Kurti.

Ndërsa deputeti Gëzim Kelmendi tha se janë politikanët ata, që e kanë sjellë arsimin në këtë gjendje.

Kelmendi: Politikanët e kanë pru arsimin në këtë gjendje

“Mendoj që janë shumë faktorë, që kanë ndikuar që arsimi të jetë në këtë gjendje. Ndër ta padyshim është dhe ndikimi i politikës, apo me mirë me thënë i disa politikanëve, të cilët kanë ndikuar në arsim. Të cilët në momente të caktuara, nuk kanë ngurruar ndoshta dhe diplomën universitare ndoshta tituj shkencor të marrin, ndoshta pa e parë fare fakultetin me sy. E raste të tilla kemi fatkeqësisht edhe në Parlamentin e Kosovës, kur politikanë të tillë me diplomë të kontestuar universitare, japin dhe mësim në Fakultetin e Mjekësisë. Aktakuza e tillë e ngritur është nga prokuroria e EULEX-it  e cila ka dorëzuar lëndë në Prokurorinë Speciale. Fjalën konkrete e kam për deputetin Bekim Haxhiu..E di një gjë, nuk ka diplomë universitare...Ndërsa  unë nuk e di a ka edhe shkollë të mesme”, tha ai.

E deputetja Melihate Tërmkolli,  pati kritika të ashpra sa i përket fjalimit të mbajtur nga ministri Arsim Bajrami. Tërmkolli tha se ministri po i trajton ata si injorantë, me fjalimin e mbajtur para deputetëve.

Tërmkolli: Ministër kaq injorantë po të dukemi

“ E dëgjuam një fjalë kogja të gjatë nga ana e ministrit. Nuk ke as  ligjërate, se të ish kanë ligjërate kishim mësu diçka. Por ke njëfarë demagogjie, pa formë e krejt saj çka tha.  Sepse nuk tha kurgja lidhur me temën, për të cilën ne jemi thirr sot këtu me diskutu dhe me gjet një zgjidhje... Problemi mendoj se  është tek politika arsimore në Kosovë, por dhe në politika në përgjithësi. Sepse politika arsimore është rrudhë, është reduktu në menaxhim teknik të arsimit dhe jo në politikë arsimore. Tha dikush këtu që nxënësit kanë treguar rezultate të dobëta në PISA. Absolutisht jo. Mendoj që rezultat të dobët ka treguar politika  arsimore në Kosovë, jo nxënësit tanë. Nëse dikush është më i pafajshmi në këtë rezultat, janë pikërisht nxënësit tanë. Në fakt ministri e tha se nëse sot, mbas dy tre muajve që kanë dalë këto rezultate, nëse sot bà «het një test tjetër, atëherë tha se rezultati do të dal më i mirë. Nuk e di  ministri a  po na mënon aq injorantë këtu krejt deputetët, apo krejt qytetarët e Kosovës. Qaq injorant jemi na mos me dit çka paska ndodh këta dy tre muaj”, tha ajo.

Për këto kritika të deputetëve të PDK-së dhe LDK-së u shpreh i habitur deputeti i VV-së Driton Çaushi.

Çaushi: Pozita po tingëllon më ashpër se qeveria

“ Është shndërruar gati në fenomen që sa herë një çështje shqetësuese dhe serioze për qytetarët e Kosovës ngitet bnë Kuvend, të kemi një reagim nga deputetë të  koalicionit qeverisës,  të cilët janë më të zëshëm dhe me të shqetësuar , për këto probleme këto kriza siç është kriza e arsimit sikur kjo nuk ka asgjë lidhje me pushtetin që i takojnë, ose me kolegët e tyre në Qeveri. Pra hapet një temë siç është sot arsimi dhe kritika vjen nga pushteti dhe këta tingëllojnë edhe më të ashpër se sa deputetët e opozitës”, tha ai.

Por Tërmkolli  iu përgjigj  Çaushit, të cilit i tha se duhet ta mësoj rolin e parlamentit.

Termkolli: Mësoje rolin e Parlamentit

“ Sikur ka njëfarë averzioni pse flasim këtu dhe deputetët që janë në partitë politike që janë në pushtet. Driton  mësoje rolin e Parlamentit  dhe deputetëve në Parlamentin e  Kosovës, pavarësisht se  çfarë partie politike i takojnë. E drejta e debatit edhe e kundërshtimeve nuk është e drejtë ekskluzive  që i takon veç opozitës. Me iu thanë shumë të drejtë me pas mbet veç në opozitë, shumë probleme mos me kanë kontributi i deputetëve të pozitës bash hiq kurgja s’kishim ba. Merrne komunën e Prishtinës, kqyrne por  edhe komunat tjera hiq nuk janë më mirë. Por hiq nuk është më mirë as Komuna e Prishtinës”, tha ajo.

Debati për arsimin në Kosovë do të vazhdojë pas orës 16:00./S.Zogaj/

 

Bajrami: Pas një viti do të zëmë hapin me vendet e BE

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami pas debatit para deputetëve, tha gjendja në arsim akoma është e komplekse, megjithatë, premtoi se në vitin 2018, do të zëmë hapin me vendet e BE, duke bërë një shoqëri të barabartë me të gjitha shtetet evropiane.

"Nuk mund t’iu premtoj se do të bëjmë gjëra të mëdha në arsim, por gjëra pozitive gjithsesi se po. Nxënësit nuk kanë faj... Ky debat do të na mundësoj që të kemi më shumë mbështetje ndërkombëtare.  Pas pavarësisë së shtetit tonë, nuk ka gjë më të shenjt sesa edukimi arsimor. Në vitin 2018 do të kemi progres jo të madh, por do të zëmë hapin me vendet e BE, që të bëjmë një shoqëri që investon dhe e barabartë me të gjitha shtetet evropiane", tha Bajrami.

Kurse, Ismajl Kurteshi nga VV parashtrues i kërkesës së debatit, tha se në konsultim me grupet parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma do t’i harmonizojnë qëndrimet tona për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët.

Deputetët pas këtij debati të gjatë për arsim shkuan në pauzë deri në orën 14 e 15 minuta.

Image

Treni i Serbisë debat edhe në Kuvend, opozita kritikon qeveritarët

Çështja e ndaljes së trenit dhe muri në veri, ishin tema kryesore me të cilat filloi dhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë po orkestrojnë spektakle.  Sipas tij problemi në veri nuk është një mur apo ndalja e një treni, pasi që situata në veri rregullohet vetëm atëherë kur të shuhen strukturat e Serbisë atje dhe të zbatohet ligjshmëria dhe jo me aventura krekosëse dhe ad- hoc, që po shihen ditëve të fundit në Kosovë.

Konjufca: Qeveria e Kosovës dhe Serbisë po orkestrojnë spektakle

“Për murin pati shumë garë se kush është fajtori dhe faji hidhet sa andej e sa këndej mes figurave politike dhe institucioneve të Kosovës. Kurse për trenin pati një konkurrencë shumë të fortë për krekosje dhe se kush do ti merr meritat. Nëse asgjë tjetër zmbrapsja e trenit i ka hedhur poshtë dy qëndrime të vazhdueshme të qeverive të pas luftës në Kosovë. E këto janë se së pari nuk kemi kapacitete për të vendosur sundim të ligjit dhe rendit në veri të Kosovës. Dhe së dyti se nëse përpiqeni t’i qojmë forcat e sigurisë në veri të Kosovës atëherë, do të na dal kundër bashkësia ndërkombëtare. Këto i kam  dëgju në secilin debat, me secilin zyrtarë politik. Vazhdimisht kur VV ka thënë s enë veri duhet rend dhe ligj dhe duhet të dërgohen forcat e sigurisë rregullisht zyrtarët qeveritarë kanë thënë se nuk na lë bashkësia ndërkombëtare dhe se është rrezik me pas gjakderdhje. Treni tregoi se mungesa e sun dimit të ligjit dhe rendit në veri nuk paska qenë mungesë e gatishmërisë, guximit apo profesionalizmit të institucioneve tona të sigurisë. E as nuk paska qenë pengesë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Mungesa jonë atje dhe prania e plotë e Serbisë në veri po del se paska qenë më së shumti mungesë e vullnetit dhe strategjisë nga ana e udhëheqësve të Kosovës....Qeveria jonë me Serbinë po orkestron dhe po koordinon spektakle. Si është e mundur që muri të mos ndalet dhe treni që u nis nga Beogradi të ndalet”, tha Konjufca.

Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha se  duhet  të ndërpritet ky lloj dialogu me Serbinë, derisa  Serbia nuk tërhiqet nga kërkesat e saj që përmes fletarresteve  të Interpolit t’i ndjek çlirimtarët tanë nëpër botë, e përmes mureve dhe trenave tenton që të rikthehet në Kosovë.

 Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rikthehet  në  tavolinën  e bisedimeve, e cila është një tavolinë e nënshtrimi për Kosovën

Lekaj: Se keni bërë namin me ndaljen e trenit

“Situata në Kosovë e Ballkan nuk është e qetë, kushdo që e thotë ndryshe ose është i verbuar ose dëshiron të mos jetë i sinqertë me qytetarët. Brenda vetëm pak ditëve kemi kaq shumë sulme të Serbisë në drejtim të Kosovës dhe tendencë për të cenuar sovranitetin e saj. Këto sulme janë të orkestruara mirë nga Serbia dhe kjo po kuptohet pa pasur nevojë për shumë ekspertizë. Ajo që ngrit me të drejtë dilema është nëse institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar që të ia prishin këto orkestrime apo po tregohen të urta e vetëm sa po i ndihmojmë me pa vetëdije në realizimin sa më të mirë të këtyre sulmeve ndaj Kosovës. Qeveria e Kosovës po thonë se e ndalen një tren pa leje e  me mesazhe tërësisht nacionaliste e luftë nxitëse, që tentojnë të hyjnë në territorin e Kosovës. Dhe pse me një luftë deklaratash se kush e bëri i pari e kush i dytë, mirë keni bërë. Por nuk e keni bërë namin. Sepse vetëm sa i keni zbatuar ingerencat që ua jep kushtetuta e Kosovës, në të cilën jo rrallë herë po e anashkaloni kur është në pyetje Serbia dhe argatët e saj, që vijnë e shkojnë nga Kosova, si me qenë në livadhet e të etërve të tyre. Siç vepruat me trenin, pse s’po veproni njëjtë edhe me murin, poqë se dëshironi të jepni mesazhin që Kosova ka zot shtëpie gjë që deri më tani nuk e keni bërë“, tha ai.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar se sipas Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt dhe jo siç po thonë më 17 shkurt. Ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se treni nuk është provokim i parë nga Serbia, pasi ndodhi muri dhe arrestimi i Haradinajt.

Bajrami: Ndaluni se na keni lodh

“ Është ultimatum që deri në fund të këtij muaji ai mur të rrënohet. E jo siç po deklarohet këtu ose  me një shkurt ose ditën e pavarësisë. Prandaj duhet t’i respektojmë të gjitha dokumentet të cilat I nxjerr ky Kuvend. Por ti kthehemi temës aktuale të përfolur këto ditë trenit.. Për të gjithë ju që vrapuat me marrë primatin se kush e dha urdhrin për ndalim, amani iu koft ndaluni se na keni lodh definitivisht. Sepse në rast se nuk e keni ditë janë institucionet dhe organet përgjegjëse të shtetit, që e kanë kryer vetëm një detyrë kushtetuese. Por këtë tren mbi të gjitha e ndali dhe presioni i qytetarëve. Ajo që nuk shkon dhe na keni irritu vazhdimisht është qasja e juaj që të personalizoni dhe obligimin kushtetues”, tha ajo.

E deputetja Flora Brovina si shqetësim ngriti gjuhen e përdorur nga deputetët në] Kuvend. Ajo tha se kjo gjuhë është një shembull i keq dhe se kjo duhet të ndryshojë. Ndërsa ka kërkuar konsensus në mes partive politike në vend. Në cilësinë e Ambasadores së Paqes, Brovina ka propozuar që të ndryshohet gjuha e përdorur në mes kundërshtarëve politik në vend, si dhe formimin e një grupi jo formal të deputetëve të cilët do të inicionin një debat të brendshëm politik.

Brovina: Ne jemi shembull i keq

“Gjuha parlamentare e Kuvendit të Kosovës, nuk i ngjanë gjuhës së të zgjedhurve të popullit. Është gjuhë fyese, jo  vetëm për ata që e thonë . është gjuhë jo e jona, jashtë traditës sonë. Madje kjo gjuhë po përdoren edhe nga gratë parlamentare. Me këtë gjuhë se ato lejuan koleget e tyre të iu drejtohen grave parlamentare, bijave nënave tona. Gruaja në Kuvendin e Kosovës dhe në këtë përqindje është e arritur e jona e madhe. Kjo rrugë është trasuar me vështirësi sakrifica të gjeneratave dhe hap perspektive të re jo vetëm gruas por dhe shtetit tonë. Kjo gjuhë jo intelektuale po përcillet si model komunikimi dhe në familjet tona, në shkolla dhe vende të punës. Ne jemi shembull i keq. Andaj në cilësinë e ambasadores së paqes,  propozoj që ta ndryshojmë këtë gjuhë”, tha ajo. .

Në fillim të seancës deputeti Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të deputetit Gëzim Kelmendi lidhur me figurën e Skënderbeut. Haxhiu tha se Kelmendi ka fyer rëndë dinjitetin e popullit të Kosovës./S.Zogaj/

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se gjendja e arsimit në Kosovë është shumë e rëndë sidomos pas rezultateve të dala nga testi PISA.

Ai në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për problemet që kanë ndodhur në arsimin universitar të Kosovës, duke thënë se ka deputet të legjislativit kosovar të cilët janë të dyshuar nga prokuroria e EULEX-it, për falsifikim të diplomave.

“Ndaj deputetit Bekim Haxhiu, prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës universitare”, ka theksuar Kelmendi.

I pari i partisë “Fjala”, ka folur edhe për debatin në mes tij dhe Haxhiut për historinë, duke theksuar se Haxhiu nuk ka kapacitet intelektual për debate të tilla.

Kurti: Vetëm një plan zhvillimor nacional e shpëton arsimin

Deputeti Albin Kurti ka deklaruar se duhet të ketë një plan zhvillimor nacional për t’u shpëtuar arsimin dhe punësimin.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se rezultatet e PISA-s treguan se Kosova, me 146 pikë nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është ndër vendet e fundit në listë.

“Meqenëse 40 pikë janë sa një vit shkollimi, i bie që maturanti ynë: ai që ka përfunduar shkollën e mesme të lartë, është i nivelit të atij që ende nuk e ka përfunduar shkollën e mesme të ulët tek vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij, 68 për qind të nxënësve të Kosovës nuk arrijnë nivelin 2 në shkallën e përgjithshme të shkencës, 77 për qind të leximit, dhe 78 për qind të matematikës.

“Tre te katërtat e nxënësve tonë nuk i kanë njohuritë themelore. Qeveria në vitet e fundit investimin në arsim e sheh investim në paga të rritura – në fushata elektorale – për arsimtarët, se sa në aftësimin e mësimdhënësit që duhet të përkthehet edhe në mësimnxënie”, ka shtuar Kurti.

Bajrami në interpelancë prezanton strategjinë për arsim cilësor

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami duke folur në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se edukimi mbetet një prioritet kombëtar.

Bajrami prezantoi edhe projektin për arsim i përfshirë në dhjetë shtylla, njëra ndër to edhe arsimin obligativ për fëmijët prej 3 deri 6 vjeç.

 Interpelanca e Bajramit është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos pas raportit të PISA-s që Kosova renditet në vendin e parafundit.

Kurteshi gjatë arsyetimit të kërkesës për interpelancë për ministrin e Arsimit tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe.

 Për këtë gjendje ai kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave.    

 Ministri Bajrami falënderoi VV-në për thirrjen e këtij debati dhe ftoi deputetët që të angazhohen për një arsim sa më cilësor.

Skënder Hyseni tregon se kur do të pajisen Policia e Kosovës me helikopterë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka folur për mundësinë e blerjes së helikopterëve.

Hyseni është pyetur nga deputetja e PDK-së Ganimete Musliu gjatë seancës të së enjtes (19 janar) në pyetjet jashtë rendit të ditës.

Hyseni ka thënë se shpejt do të gjendet financa që kjo punë të kryhet.

“Do të gjinden edhe financat edhe buxheti jemi duke punuar seriozisht që kjo të kryhet sa më shpejt. Kjo punë nuk do të mbetet pa u kryer për shkak të financave”, ka thënë Hyseni.

Bajrami: MASHT këtë vit do t’i ndërtojë 15 çerdhe publike

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ka theksuar se ata si dikaster qeveritar kanë ndarë fonde për ndërtimin e 15 çerdheve publike.

Ai këto komento i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku ka sqaruar se MASHT, gjatë këtij viti i ka licencuar 60 çerdhe private dhe në është proces të licencimit të çerdheve tjera.

“Fakulteti i Edukimit e ka përfunduar kurikulën për edukimin parafillor.  Më ndihmën e CARITAS-it aritasit shumë çerdhe janë pajisur me material argëtuese dhe shkollore dhe program të veçantë  për mësimdhënësit parafillor dhe parashkollor. Fëmijët në moshën e hershme duhet ta kenë edukimin minimal, dhe investimet në këtë drejtim janë tepër të rëndësishme”, ka shtuar Bajrami.

Image
Deputetja e PDK-së Flora Brovina

Brovina kërkon konsensus në mes partive politike

Deputetja e PDK-së Flora Brovina, ka kërkuar konsensus në mes partive politike në vend.

Në cilësinë e Ambasadores së Paqes, Brovina ka propozuar që të ndryshohet gjuha e përdorur në mes kundërshtarëve politik në vend, si dhe formimin e një grupi jo formal të deputetëve të cilët do të inicionin një debat të brendshëm politik.

“Kjo kërkon një mirëkuptim dhe qasje serioze, kërkon dashuri ndaj vendit tonë për të kaluar ambiciet personale ose grupore. Gjuha e përdorur është fyese dhe  jashtë traditës tonë”, u shpreh Brovina.

Bajrami: Muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar se sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt dhe jo siç po thonë më 17 shkurt.

Ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se treni nuk është provokim i pari nga Serbia, pasi ndodhi muri dhe arrestimi i Haradinajt.

 “Murin që e miratoi ky kuvend është që të rrënohet deri më 1 shkurt dhe jo sic po flitet më 17 shkurt. Ndaluni se na keni lodh me atë se kush e ndali trenin, pasi ka qenë një obligim kushtetues dhe nuk do të duhej të ishte personale”, tha ajo.

Ajo ka kritikuar edhe procesin e dialogut me Serbinë, ku tha se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë transparente në këtë dialog.

Image
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj

Lekaj: Pse s’po veprohet me murin ashtu siç u veprua me trenin ilegal

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj thotë se situata në Kosovë dhe Ballkan nuk është e qetë, dhe kushdo që e thotë ndryshe ose është i verbuar ose nuk është i sinqertë.

Duke komentuar veprimet e institucioneve të Kosovës  lidhur me trenin ilegal serb, Lekaj ka ngritur pikëpyetjet se pse institucionet nuk po veprojnë njëjtë edhe me murin në veri, por në vend të saj po garojnë se kush të marrë meritat.

 “Qeveria e Kosovës po thotë se e ndali trenin serb me mesazhe luftënxitëse. Pse me një luftë deklaratash se kush e ka bërë. Nuk e keni bërë namin. Pse s’po veproni njëjtë edhe me murin siç vepruat me trenin”, tha Lekaj.

 Ai ka thënë se shteti serb ka nisur sulmet ndaj Kosovës me lëshimin e  fletarrestit ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt. Sipas Lekajt, vazhdimi i ndalimit të tij është i papranueshëm.

Image
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca

Vetëvendosje për trenin: Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle, pasi ndalin një tren dhe nuk heqin një mur.

Ai në seancën plenare ka thënë se treni tregoi se mungesa e rendit në veri nuk ka qenë pengesë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Mungesa e institucioneve të Kosovës atje tregon që ka qenë mungesë e vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe tashmë drejtuesit e institucioneve të Kosovës duhet të tregojnë pse nuk ka funksionuar ligji që nga viti 1999 në veri”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestron spektakle.

“Si është e mundshme që muri të mos heqet e treni të ndalet, të ndalet një tren dhe të mos ndalen mallrat në Kosovë. Serbia ose ndalet e tëra ose nuk ndalet, këto që po i bëni janë spektakle dhe aventura krekosëse”, tha Konjufca.

Image
Deputeti i LDK-së Nuredin Ibishi

Ibishi rekomandon që sa më shpejt të formohet ushtria e Kosovës

Deputeti i LDK-së Nuredin Ibishi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme ka ngritur shqetësimin për mos votimin e FSK-së në ushtri.

Sipas Ibishit pas ngjarjeve të fundit por edhe ngjarjet tjera që rrezikojnë sigurinë në botë

Kosova duhet të ketë aftësi për të mbrojtur integritetin territorial të saj.

Ibishi rekomandon që të miratohet ligji me ndryshime dhe plotësime për FSK-në si dhe Ministrisë së FSK-së t’i ndryshohet emri në Ministri të Mbrojtjes.

Image

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e parë plenare të sesionit pranveror, ku në interpelancë do të jetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat