Lekaj: Pse s’po veprohet me murin ashtu siç u veprua me trenin ilegal

Aktuale

Lekaj: Pse s’po veprohet me murin ashtu siç u veprua me trenin ilegal

Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:47
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj thotë se situata në Kosovë dhe Ballkan nuk është e qetë, dhe kushdo që e thotë ndryshe ose është i verbuar ose nuk është i sinqertë.

Duke komentuar veprimet e institucioneve të Kosovës  lidhur me trenin ilegal serb, Lekaj ka ngritur pikëpyetjet se pse institucionet nuk po veprojnë njëjtë edhe me murin në veri, por në vend të saj po garojnë se kush të marrë meritat.

 “Qeveria e Kosovës po thotë se e ndali trenin serb me mesazhe luftënxitëse. Pse me një luftë deklaratash se kush e ka bërë. Nuk e keni bërë namin. Pse s’po veproni njëjtë edhe me murin siç vepruat me trenin”, tha Lekaj.

 Ai ka thënë se shteti serb ka nisur sulmet ndaj Kosovës me lëshimin e  fletarrestit ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt. Sipas Lekajt, vazhdimi i ndalimit të tij është i papranueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat