Gjykata Themelore në Prishtinë dënon 7 nga 10 të akuzuarit për terrorizëm

Aktuale

Gjykata Themelore në Prishtinë dënon 7 nga 10 të akuzuarit për terrorizëm

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:19
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë u shqiptoi sot dënime me burg shumicës prej 10 të akuzuarve për terrorizëm.

Me nga 4 vjet e 6 muaj burg gjykata dënoi Ernest Beqirin, Fisnik dhe Emri Bushin. 3 vjet e 6 muaj qëndrim prapa grilave iu dhanë Fidan ibrahimajt, Kujtim Bllacës e Vehbi Gërxhaliut, ndërsa Fitim Dema u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg.

Kenan Rushiti u lirua nga akuza për terrorizëm, pasi prokurori hoqi dorë nga ndjekja e tij penale.

Procedura u veçua për Irfan Haqifin e Blerim Sylën.

Para dy ditësh në këtë gjykim kur u paraqit fjala përfundimtare e palëve disa nga të akuzuarit thanë se luftuan në Siri me grupet opozitare kundër Asad-it, disa të tjerë thanë se shkuan vetëm deri në turqi për të ndihmuar refugjatët sirianë, ndërsa kishte edhe të atillë që shfaqën pendesë për pjesëmarrjen në luftën e Sirisë.

Prokurori Abdurrahim Islami, përcjell kallxo, në fjalën përfundimtare të paraqitur pardje tha se gjatë gjykimit është vërtetuar fajësia e të akuzuarve, ndërsa deklaroi se këtë e dëshmuan transkriptet e mesazheve telefonike të shkëmbyera mes atyre që janë pjesë e këtij procesi gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat