Kelmendi, Bekim Haxhiut: Akuzoheni nga EULEX-i për falsifikim të diplomës

Aktuale

Kelmendi, Bekim Haxhiut: Akuzoheni nga EULEX-i për falsifikim të diplomës

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:06
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka theksuar se gjendja e arsimit në Kosovë është shumë e rëndë sidomos pas rezultateve të dala nga testi PISA.

Ai në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për problemet që kanë ndodhur në arsimin universitar të Kosovës, duke thënë se ka deputet të legjislativit kosovar të cilët janë të dyshuar nga prokuroria e EULEX-it, për falsifikim të diplomave.

“Ndaj deputetit Bekim Haxhiu, prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për falsifikim të diplomës universitare”, ka theksuar Kelmendi.

I pari i partisë “Fjala”, ka folur edhe për debatin në mes tij dhe Haxhiut për historinë, duke theksuar se Haxhiu nuk ka kapacitet intelektual për debate të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat