Vuçiq ka nënshkruar shkarkimin e Marko Gjuriqit

Aktuale

Vuçiq ka nënshkruar shkarkimin e Marko Gjuriqit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:15
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim që ta shkarkojë nga pozita kreun e të ashtuquajturës “Zyre për Kosovë e Metohi”, Marko Gjuruqin.

Lajmin e ka bërë të ditur për kp një burim brenda subjektit politik “Srpska”. “Vendimi do të bëhet publik ditëve në vijim, kurse arsyeja pse ka ardh deri tek ky vendim ka të bëjë me rastin e dizajnimit të trenit, që u ndalua të hynte në Republikën e Kosovës”, tha ky burim.

Aleksandar Vuçiq, më 15 janar, një ditë pas skandalit të trenit, përveç vendimit që ka marrë për t’ua ndaluar të tjerëve (Ministrave dhe vetë Gjuriqit) që të flasin për Kosovën dhe Rajonin, ka marrë vendimin edhe për shkarkimin e Marko Gjuriqit, nga të gjitha funksionet qeveritare.

Vuçiqi është dëmtuar shumë nga ndalimi i trenit, kurse siç ka thënë edhe ai vet “lidhur me dizajnin e trenit është informuar nga mediat, ditën kur e kanë kuptuar të gjithë”. Kryeministri serb thuhet të ketë pasur mjaftë besim në Gjuriqin, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që “ai u pre në besë nga Gjuriq”, thonë burime e medias, përbrenda subjektit “Srpska”.  Gjuriq, kokë më vete ka vendosur që t’u japë përparësi më shumë serbëve të Graçanicës dhe atyre të Shtërpcës, përpara atyre të komunave veriore, gjë që e ka irrituar Vuçiqin. Për këtë ka marrë vërejtje nga shefi i tij dhe kjo ka sjellë deri në përshkallëzimin e marrëdhënieve në mes të vet anëtarëve të subjektit “Srpska”. Opinion është i njoftuar se “Srpska” është e përçarë dhe me një vendim të fundit ata kanë shkarkuar edhe shefin e grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiqin.

Në anën tjetër, me një vendim të Qeverisë së Serbisë, i cili është publikuar në fillim të këtij viti edhe në Gazetën Zyrtare të Qeverisë, Marko Gjuriqi ishte caktuar vetëm Ushtrues Detyre i Udhëheqësit të “Zyrës për Kosovë e Metohi”, dhe atë për vetëm tre muaj. Nisur nga kjo, dhe për faktin se njihet si një rusofil – nxënës i Tomisllav Nikoliqit, Gjuriqi ka injoruar Vuçiqin edhe për trenin, duke mos e njoftuar atë farë për procedurat dhe detajet.

Burimet e KosovaPress, thonë tutje se polarizimi i marrëdhënieve Perëndim – Rusi po vërehet edhe përbrenda Qeverisë së Beogradit. Treni që provokoi Kosovën, sipas të dhënave të besueshme, është ide kryekëput e Federatës Ruse, dhe ajo po i realizon interesat e veta përmes eksponentëve pro-rusë në Beograd, ku ndër më të shquarit janë Tomisllav Nikoliq dhe Marko Gjuriq.

Ndër problemet e mëhershme në mes të Vuçiqit dhe Gjuriqit ka qenë edhe fakti se kryeministri serb e ka kuptuar se Gjuriq është korruptuar nga serbët e Shtërpcës - përkatësisht nga kryetari i Komunës, Bratisllav Nikoliq, - prej të cilëve thuhet se Gjuriq ka marrë dhuratë një apartament në vlerë të 200.000 eurove. Gjersa, këto të holla Bratisllav Nikoliq thuhet se i ka siguruar nga mit-marrjet që vazhdimisht njerëzve në Shtërpcë u duhet të paguajnë në rast se duan të marrin leje ndërtimi në këtë komunë. E shumat që ndërtuesve dhe banorëve u duhet t’i paguajnë kryetarit të Komunës për pajisje me leje, sillen nga 5 mijë e deri në 15 mijë euro.

Përndryshe, Marko Gjuriq është pasardhës i Nikolla Pashiqit, përkatësisht është nipi i tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat