Ky ishte suksesi në i madh i Kosovës në vitin 2016

Aktuale

Ky ishte suksesi në i madh i Kosovës në vitin 2016

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 janar 2017 Në ora: 15:09
Pjesëmarrja dhe fitimi i medaljes olimpike është suksesi më i madh i vitit që lamë pas.

Viti 2016 që lamë pas ka qenë vit me sfida e suksese në fusha të ndryshme.

Gazeta "Bota Sot" ka realizuar sondazhin për personazhin që ka pasur më shumë ndikim dhe që ka emocionuar shqiptarët në vitin 2016.

Nga ky sondazh i bërë në portalin “Bota sot”, ka qenë Majlinda Kelmendi, fituese e medaljes së artë në xhudo në vitin që lamë pas, ajo që është zgjedhur personazhi i vitit.

Në vendin e dytë, sipas votave të lexuesve është renditur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, duke lënë në vend të tretë Kombëtaren e Futbollit.

Pas kombëtares, lexuesit e portalit "Bota sot" kanë renditur kryeministrin Edi Rama si personazh me ndikim, për të vazhduar me këngëtaren Era Istrefi, ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e më pas në listë vijnë Ismail Kadare, Shkëlzen Doli Isa Qosja e Rita Zeqiri.

Suksesi më i madh i Kosovës në vitin 2016

Ndërsa, sa i përket suksesit më të madh që ka pasur Kosova në vitin 2016, lexuesit e gazetës “Bota sot” kanë vlerësuar se pjesëmarrja dhe fitimi i medaljes olimpike është suksesi më i madh i vitit që lamë pas.

Një tjetër sukses, pas atij të marrëveshjes për kodin telefonik, një sukses tjetër është cilësuar edhe, i pasur me anëtarësimin në FIFA dhe UEFA, nënshkrimin e MSA-së dhe nominimin e filmit “SHOK” për çmimin Oscar.

Fusha në të cilën ka pasur më shumë suksese Kosova në vitin 2016

Përpos personazhit më me ndikim dhe suksesit më të madh për vitin 2016, lexuesit e “Bota sot” kanë zgjedhur dhe fushën në të cilën Kosova ka pasur sukses më shumë në vitin 2016.

Nga votat e tyre, ka qenë fusha e sportit të cilën ata e kanë vlerësuar si më të suksesshëm, për të pasur me ekonominë, politikën e krejt në fund kulturën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat