Vuçiq i përgjigjet Thaçit rreth deklaratave për aneksimin e Kosovës

Aktuale

Vuçiq i përgjigjet Thaçit rreth deklaratave për aneksimin e Kosovës

Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:08
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit se Beogradi dëshiron të “aneksojë një pjesë të Kosovës, sikurse që Rusia ka bërë me Krimenë, “është budallaku më i madh që kishte dëgjuar ndonjëherë” dhe shtoi se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë e Serbisë.

” Ne nuk jemi një” Rusi e vogël “, as nuk kemi plane ushtarake, këto plane i kishte Prishtina”, tha Vuçiq në një intervistë për të përditshmen italiane “La Republica”.

I pyetur se sa është  reale deklarata e presidentit serb Tomislav Nikoliq se në rast të dhunës ndaj serbëve në Kosovë, Beogradi do të reagojë duke dërguar ushtrinë, Vuçiq ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për të shmangur atë dhe për të investuar në paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat