Provokimet serbe, nuk ia marrin lirinë Ramush Haradinajt

Aktuale

Provokimet serbe, nuk ia marrin lirinë Ramush Haradinajt

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 janar 2017 Në ora: 17:45
Ramush Haradinaj në Francë

“Me asnjë veprim asnjëherë Serbia nuk ka bërë veprime për stabilizimin e Kosovës apo rajonit. Ata superioritetin ushtarak të trashëguar nga Jugosllavia e Titos e kanë shfrytëzuar për suprimimin e lirisë së popujve tjerë deri sa doli NATO dhe i "paqësoj". Serbia është konstruktive vetëm kur i sheh “Tomahaëk”-ët e NATO-s apo përgjigjet adekuate ushtarake”, ka thënë Avni Arifi.

Kanë kaluar më shumë se dy javë që nga arrestimi i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, për shkak të një flet arresti të lëshuar nga Serbia. Derisa në ditët e para të arrestimit pati reagime të shumta dhe kërkesa për lirimin e tij, çështja e z. Haradinaj, megjithatë  tani duket sikur kjo çështje ka rënë në heshtje.

Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, insistojnë se çështja e z. Haradinaj, nuk mund të kaloj në heshtje. Ndërsa, analistët, arrestimin e Haradinajt e ndërlidhin me zhvillimet e fundit në raport me Serbinë duke theksuar se qëllimi i Serbisë është ngritja e tensioneve në Kosovë.  Avni Arivi kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë, ka deklaruar se çështja e z. Haradinaj në asnjë mënyrë as nuk harrohet e as nuk del në rend të dytë. Ai ka pohuar, se nëse pahiri dikush mendon se kjo çështje mund të kalojë heshturazi, ai apo ajo është kampion i marrëzisë

“Me asnjë veprim asnjëherë Serbia nuk ka bërë veprime për stabilizimin e Kosovës apo rajonit. Ata superioritetin ushtarak të trashëguar nga Jugosllavia e Titos e kanë shfrytëzuar për suprimimin e lirisë së popujve tjerë deri sa doli NATO dhe i "paqësoj". Serbia është konstruktive vetëm kur i sheh “Tomahaëk”-ët e NATO-s apo përgjigjet adekuate ushtarake”, ka thënë Arifi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat