Nuk ka vota për Rezolutën për arsim

Aktuale

Nuk ka vota për Rezolutën për arsim

Më: 19 janar 2017 Në ora: 18:00
Kuvendi i Kosovës

Ismajl Kurteshi, iniciues i interpelancës për Arsim, ka lexuar tekstin e rezolutës duke thënë se janë se janë pajtuar që ta procedojnë këtë Rezolutë me 12 pika, që ka një koordinim nga të gjitha partitë politike.

Këto janë :Arsimi të shpallet interes nacional dhe të rritet buxheti për këtë sektor, të rritet llogaridhënia, Qeveria e Kosovës të krijojë një fond të veçantë për sigurimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës së nevojshme. Ministria e Arsimit të krijojë kushte për organizmin e studimeve në aspektin falkutativ. Të rishikohet dhe amandamentohet  fusha ligjore në fushën e arsimit.

Ministri i Arsimit të raportoëj për çdo tre muaj në Kuvend për gjendjen në arsim. Këto janë pikat e propozuara nga VV dhe harmonizuara nga PDK, LDK, AAK dhe të tjera. Rezoluta për arsimin nuk është votuar pasi që nuk pati kuorum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat