Takimi i radhës Kosovë - Serbi më 24 janar

Aktuale

Takimi i radhës Kosovë - Serbi më 24 janar

Më: 19 janar 2017 Në ora: 18:35
Federica Mogherini me Mustafën dhe Vuçiçin

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Derbisë në një takim të nivelit të lartë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, më 24 janar në Bruksel.

Në një njoftim të zyrës së zonjë Mogherini thuhet se "zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian deh Ballkanin perëndimorë në tërësi".

Të shtunën autoritetet e Kosovës ndaluan hyrjen në Kosovë të një treni që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

Zhvillimet rreth trenit nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat