Der Standard: Lëkundet mbështetja amerikane ndaj Kosovës, ndikimi rus është zgjedhuar në katër shtete ballkanike

Aktuale

Der Standard: Lëkundet mbështetja amerikane ndaj Kosovës, ndikimi rus është zgjedhuar në katër shtete ballkanike

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 janar 2017 Në ora: 18:43
Foto e ilustruar nga Der Standard

Nacionalistët dhe irredentistët me ndihmën ruse mendojnë se ka ardhur ora e tyre. Principi i papërgjegjshmërisë dhe kundërshtive ka shtyrë Marinko Umiçeviç për ti dërguar dhurata presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe zonjës Melania: Çorapë dhe çantë leshi të përpunuar mjeshtërisht, dhe një shall me flamurin e Republika Srpska për Donald. Megjithatë Umiçeviç është shumë i zhgënjyer, sepse nuk ka fituar vizë, për të qenë pjesë e ceremonisë së betimit.

Drejtori i fabrikës së këpucëve prej në fushatë kishte dhuruar Melanias këpucë. Çifti Trump është mjaft i dashur te disa banorë të Ballkanit. Si te presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, i njohur për politikat nacionaliste dhe irredentiste. Banorët e Bosnjës janë interesuar nëse ai do mund të fluturonte drejt SHBA, megjithatë ambasada e Sarajevës ia kishte refuzuar vizën disa herë - si politikan, por edhe si qytetar. Të martën mbrëma SHBA ishte më e qartë duke e vendosur në listën e zezë dhe pezullimin e gjithë transakcioneve financiare mes Dodik dhe shtetasve amerkanë. Administrata amerikanë në ikje sikur dëshironte të vendosë shpejt për të ndaluar më të keqen, përpara marrjes së detyrës nga Trump.

Dodik prej kohësh përpiqet të ndajë Bosnjën dhe sivjet përgatitet një referendum për të. Një vendim i tillë jo që është kundër të drejtës ndërkombëtare, por edhe mjaft e rrezikshme për destabilizimin e rajonit.
 

Gëzimi i nacionalistëve

Serbët nacionalistë në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë i gëzohen fitores së Trump, për retorikën e tij pro-ruse. Dhe sepse ata shpresojnë, që ai mund ti përfaqësojë ata. Në anën tjetër islamofobia e Trump, ka krijuar një frikë në Ballkan. Serbët në këtë mënyrë duan të përfitojnë në ndarjen e Bosnjës, që Kosova të mos njihet akoma si shtet i pavarur dhe zgjidhjen e problemeve të ngjashme. Gjenerali i NATO, Jens Stoltenberg, do udhëtojë në shkurt drejt Bosnjës. Dodik në anën tjetër ka kërcënuar, që Republika Srpska mund të largojë ushtarët serbë nga ushtria e përbashkët nga viti 2005. Bosnja nga 2010 merr pjesë në planet e akcionit të anëtarësimit në NATO. Por Republika Srpska e eviton atë prej vitesh. Është e qartë se sinjali vjen nga Moska. Sekretari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar rus, Nikolaj Platonoviç Patruschev, tha më parë se tentativa e SHBA për të zgjeruar NATO në Bosnjë, Malin e Zi dhe Maqedoni do cënonin raportet me Rusinë. Tensionimi i ditëve të fundit dhe deklarata e Dodik për idenë e Serbisë së Madhe, si e nacionalistëve gjatë 1992-1995, arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë, dërgimi i trenit provokativ serb me parullën “Kosova është Serbi” në Mitrovicë, tregon në një fare mënyre se forcat stabilizuese të rajonit SHBA dhe NATO kanë qëndruar larg problemeve. Kjo përbën rrezik për rajonin fragjil të Ballkanit, ku tre shtete kanë konflikte të brendshme dhe probleme akoma të pazgjidhshme - Bosnja, Maqedonia, Kosova.
Pax Americana dhe drejtimi drejt BE dhe SHBA që dominonte pas luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, janë vendosur në pikëpyetje.
 

Lëkundet mbështetja amerikane për Kosovën

Në një mur të Beogradit ishte vizatuar Donald Trump pranë Vladimir Putin dhe mes tyre ishte shkruajtur “Kosova është Serbi.” Shteti më i ri i Europës, që nga 2008 deklaroi pavarësinë, gjithmonë e llogariste veten me mbështetje amerikane. Vetëm tani disa mendojnë se vendimet e së kaluarës mund të rishqyrtohen. Kjo pasi Trump mund të mos angazhohet shumë në problemet ndërkombëtare dhe në anën tjetër Rusia kërkon gjithmonë të shtojë ndikimin rus. Tashmë ndikimi rus nuk është evident vetëm te elitat serbe, por edhe te ajo maqedonase, malazeze dhe veçanërisht në Bosnjë. Kjo është në interes të gjeopolitikës ruse, për të bllokuar zgjerimin e NATO në Ballkan. Në Malin e Zi kishte tentativë për puç, ndaj qeverisë pro-perëndimore.
 

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO si faktor stabiliteti

Mali i Zi mund të anëtarësohet në NATO, por tashmë duhet të votojë senati me sëpaku dy të tretat e votave. Nëse do anëtarësohet Mali i Zi në NATO, gjithë bregdeti i Adriatikut do mbyllej për Rusinë. Nëse këtë nuk do e mbështeste Donald Trump, atëherë rrezikohet që ky shtet i vogël ballkanik të futej nën “duart e Rusisë”, paralajmëroi Daniel Server nga Universiteti Johns-Hopkins. Deri tani 22 nga 28 shtete të NATO kanë nënshkruar protokollin për anëtarësimin e saj. Rreth gjysma e popullatës, shumica serbë, janë kundër anëtarësimit.Mbi të gjitha për shkak të bombardimeve në Luftën e Kosovës, 1998/99.

Politika “Bully, e interesave personale dhe kërcënimeve ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga Donald Trump, ka ndihmuar. “Me udhëzimet mbi Trump, shumë gjëra që shikoheshin në mënyrë kritike tani në rajon paraqiten si “normale”, “ mendon Flessenkemper. "Sepse kulti i personit, të lidhura ngushtë me interesat private dhe politike, nepotizmit dhe papërgjegjshmërisë është i kudondodhur në Europën juglindore. Është për tu frikësuar, që me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, institucionet e dobësuara europiane, vështirë se mund të gjenin një zë më të fuqishëm.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat