Deputeti i PDK-së, Shukri Buja' ndjehet i frikësuar të lëvizë edhe në Kosovë

Aktuale

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja' ndjehet i frikësuar të lëvizë edhe në Kosovë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 18:42
Shukri Buja

Ish komandanti i UÇK-së, njëherësh deputeti i PDK-së, Shukri Buja është në dijeni për fletë arrestin ndërkomëbtarë të lëshuar ndaj tij. Ai ka thënë se nuk po guxon të dalë nga Kosova deri sa të pastrohet lista e Interpolit, ndërkohë ka kritikuar institucionet e Kosovës për neglizhencën e treguar në pastrimin e listës së Interpolit.

Emri i Shukri Bujës është përmendur në media se ndodhët në listën e arrestit ndërkombëtarë. Deputeti i PDK-së ka kujtuar rastin e fundit të tij ku i kishte shpëtuar arrestit nga organet maqedone në vitin e kaluar në bazë të një fletarresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Serbia. Madje, pasaporta e tij që disa muaj është e konfiskuar nga shteti fqinj.

“Me një fletë arrest të Serbisë, vitin e kaluar ka pasur një tentim të arrestimit në Maqedoni. Policët nga Maqedoni dhe vetë komandanti kanë qenë ushtarët e mi të luftës. Duke ditur procedurat nuk kam pranuar tu dorëzohem për shkak se rrezikshmëria e ekstradimit ka qenë shumë e madhe Jam larguar nga kufiri duke ua lënë dhuratë pasaportën time. Pasaportën nuk e kamë marrë ende, edhe pse ka pasur një angazhim të Ministrisë së Punëve të Jashtme e të ambasadorit, por nuk kanë arritur që ta nxjerrin. Më që nuk kanë arritur ta nxjerrin pasaportën, paramendoni me sa sukses do ta nxirrnin komandantin e zonës po të arrestohej”, tha Buja për lajminet.

Tha se që nga ajo kohë nuk ka lëvizur më nga Kosova. Madje, sipas tij, edhe lëvizja deri në Shqipëri mund ti sjellë telashe. Dyshime për lëvizje të plotë të lirë ka shfaqur edhe në vendin e tij të lindjes.

“Që nga ajo kohë nuk kamë lëvizur nga Kosova. Probleme ka edhe me Shqipërinë e lere më me shtete tjetër. Aty fati që kalohet me letërnjoftim, ngase po të kaloja ndonjëherë me pasaportë duhet të lajmërohen organet kufitare për fletarrest e Serbisë. Ngase në momentin që e fusin në procedurë pasaportë, atëherë lajmërohet Interpoli edhe aty, edhe kalojnë tri orë ndalje edhe në kufirin e Shqipërisë. Pra, siç pe shihni njëherë nuk mund të dal jashtë shteti, bile siç po shkojnë gjerat duhet të ruhem edhe brenda Kosovës, ngase dihet se sa të brishta janë organet e drejtësisë në Kosovë, e Serbia me njësitet e veta civile mundet me të kidnapuar edhe brenda Kosovës”, thotë tutje deputeti i PDK-së.

Ish komandanti i UÇK-së konsideron se organet shtetërore duhet të merren më seriozisht me pastrimin e listave të Interpolit dhe lidhur më këtë ka dhënë propozimet e veta.

“Kosova ka mundur të largojë emrat e komandantëve nga ato lista, sidomos në shtete që na kanë pranuar si shtet. Pra është dashur që të informohen shtet që na kanë njohur tu thuhet se këta që ndiqen janë qytetarë të Kosovës e jo të Serbisë dhe se veprat që pretendohen kanë ndodhur në Kosovë e jo në Serbi. Po ashtu ka mundur tu thuhet se pa vendimin e organeve shtetërore të mos arrestohet askush. Po ashtu ka mundësi që edhe përmes Brukselit, gjatë bisedimeve të kërkohet që listat të pastrohen”, tha tutje Buja.

Ndërkohë, në bazë të një fletë arresti ndërkombëtarë të lëshuar nga Serbia, Interpoli i shtetit francez e ka  ndalur ish komandantin e zonës së dukagjinit, njëherësh liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Përveç liderit të AAK-së është përmendur se në listë figuron edhe emri i ish komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, Lirim Jakupit , Fadil Suleviqit aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës e që mban pozitë të lartë në këtë institucion, e disa të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat