Qosja: Veriu të jepet për Luginën e Preshevës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Aktuale

Qosja: Veriu të jepet për Luginën e Preshevës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:58
Rexhep Qosja

Shkrimtari dhe kritiku Rexhep Qosja, ka thënë se do të ishte i gatshëm të bisedonte me serbët për çështjen e definimit të kufijve.

Ai ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriut, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë”, ka thënë ai.

Sipas tij, tash për tash pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm.

“Ata nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetëve. Serbia sundohet nga njerëz që jetojnë me mitologji”, ka thënë ai. “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshvës varet nga ne dhe këmbëngulja e mençuria jonë. Por, ne do të bashkohemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat