Dikoviq e Fungo diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale

Dikoviq e Fungo diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 10:16
Ljubisha Dikoviq

Shefi i ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviq u takua sot me komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo për të biseduar për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në Zonën Tokësore të Sigurisë, si dhe bashkëpunimin e deritashëm në mes të ushtrisë serbe dhe asaj të misionit të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë.

Me këtë rast, Dikoviq ka  vlerësuar se niveli i arritur i bashkëpunimit me KFOR-in është karakterizuar nga një shkallë e lartë e besimit reciprok dhe profesionalizmit dhe përsëriti se ushtria serbe “e sheh KFOR-in si një forcë kryesore për ruajtjen e sigurisë në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake”, shkruajnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat