Tensionet Kosovë-Serbi, Biden i telefonoi Thaçit nga Aeroplani

Aktuale

Tensionet Kosovë-Serbi, Biden i telefonoi Thaçit nga Aeroplani

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:30
Zëvendëspresidenti Biden

Tensionet e fundit Kosovë –Serbi kanë nxitur reagime të menjëhershme të diplomacisë botërore. 

Thaçi dhe Vucic janë takuar ose kanë realizuar kontakte telefonike me top diplomatë që merren me çështjen e Kosovës. Vucic ka takuar Zëvendëspresidentin Biden dhe Kryediplomaten e BE’së në Davos, ndërkohë që Thaçi ka folur me ta në telefon.

Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, Biden e ka kontaktuar Thaçin nga aeroplani, i tij i njohur si “Air Force Two”, si duket në të kthyer nga Zvicra. 

Këto kontakte, përfshirë edhe një bisedë të Vucic me Kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë bërë punë. 

Siç është njoftuar dje, Mustafa dhe Vucic do të takohen brenda muajit në Bruksel për të vazhduar bisedimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat