AGK: Vetëvendosje po bën fushatë linçuese ndaj gazetarëve

Aktuale

AGK: Vetëvendosje po bën fushatë linçuese ndaj gazetarëve

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:45
Aksioni i Vetëvendosje në Pralament

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kundërshton fushatën siç thuhet në një komunikatë për media “linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha”.

“Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vijë në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

 Sipas AGK-së kjo sjellje më se paku i ka hije një subjekti politik që mëton të promovojë Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Kosovë.

 “Ne kërkojmë nga Vetëvendosja që të ndalë këtë formë të linçimit dhe akuzave ndaj drejtuesve të RTK-së duke inkurajuar këtë subjekt politik që t’iu drejtohet organeve kompetente nëse pretendon se ka fakte për atë që thotë. Po ashtu inkurajojmë edhe dy kolegët Shala e Berisha që të fillojnë ndjekjen e rrugëve ligjore në lidhje me këtë rast”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat