Vuçiq nuk e mohon shkarkimin e Gjuriqit

Aktuale

Vuçiq nuk e mohon shkarkimin e Gjuriqit

Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:12
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Lajmi i publikuar dje rreth shkarkimit të Marko Gjuriqit nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë zhurmë të madhe në opinionin serb.

Vetë kryeministri serb Vuçiq e ka komentuar lajmin duke thënë me ironi se i përgëzon mediat në Kosovë për këto informacione të gjetura.

I pyetur nga gazetarët, Vuçiq nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

“Mirë nëse ata e dinë. I përgëzoj për këtë. E shoh se për gjithçka kanë filluar të vendosin, e le të vendosin edhe për çështjet e kuadrove në Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, duke mos e mohuar lajmin  për shkarkimin e Marko Gjuriqit, udhëheqës i së ashtuquajturës ‘ Zyra për Kosovë e Metohi”.

(Lajmi i publikar dje Vuçiq ka nënshkruar shkarkimin e Marko Gjuriqit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat