Rugova, heroi dhe lideri i pazëvendësueshëm i Kosovës

Aktuale

Rugova, heroi dhe lideri i pazëvendësueshëm i Kosovës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 janar 2017 Në ora: 17:01
11 vite pa Presidentin Historik Ibrahim Rugova

“Ajo që e dallon Ibrahim Rugovën nga politikanë në Kosovë, regjion e Europë është se ai ka qenë me vizion dhe me përkushtim një hap para të gjithëve. Ai ka bërë procese dhe nuk ka pritur procese. Ai ka bërë procesin dhe i ka detyruar të tjerët të merren me të. Pra, po e ripërsëris, pa të,  Kosova po ecë me hapa më të vegjël sepse këpucët e Ibrahim Rugovës të gjithëve ju bien të ngushta?”, është shprehur Lutfi  Haziri.

21 janari i shënon 11 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Personaliteti dhe vepra e Presidentit Rugova vlerësohet si një monument frymëzimi për atdhedashurinë dhe paqen. Tani, kur Kosovës në shumë raste, Kosovës i cenohet sovraniteti, një figurë emblematike siç ishte ajo e Presidentit Rugova, po cilësohet si mjaft e nevojshme.   

U bënë plot 11 vite që kur u shua nga jeta presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. Njerëz që ndjekin vizionin e tij, e kujtojnë Presidentin Rugova si një nga figurat më të ndritshme për shqiptarët.   Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Gjilanit, duke kujtuar jetën dhe veprën e Presidentit Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se me veprën dhe mendimet e tij, Presidenti Rugova ishte një hap para të gjithëve.   

“Unë e kam pasur nderin me presidentin Rugova si i ri, por dua ta them edhe një fakt se gabojnë të gjithë ata që thonë se kam qenë koleg i Ibrahim Rugovës. Ne kemi qenë veprimtarë që kemi zbatuar politika dhe pjesë të Rugovës sepse figura e tij, vizioni i tij e madhështia e tij nuk ka lënë shumë hapësirë as të mendosh shumë e as të debatosh shumë sepse ai ka qenë një hap të madh para çdokujt, jo vetëm në Kosovë. Presidenti Rugova njihet si themelues i shtetit të pavarur të Kosovës, themelues i lëvizjes më të madhe nacional-demokrate në fund të viteve 80-ta, lider i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë e më vonë edhe President i zgjedhur derisa u nda nga jeta. Ishte i pamposhtur, pa e humbur asnjëherë asnjë betejë”, ka thënë Haziri për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat