Anita në inaugurimin e Trumpit, flet edhe për arrestimin e Ramushit

Aktuale

Anita në inaugurimin e Trumpit, flet edhe për arrestimin e Ramushit

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:32
Ramush dhe Anita Haradinaj

Anita Haradinaj, e shoqja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Nga Uashingtoni, ku tha se ka takuar kongresmenë me të cilët ka diskutuar për cështjen e Kosovës, ajo ka theksuar se ka vënë kontaktet e para me administratën e re.

“Ka qenë e vecantë të jem pjesë e kësaj ceremonie. Ajo ka shkuar shumë mirë dhe vet kam kaluar shumë mirë. Pata rastin të takoj kongresmenë të ndryshëm, me të cilët kam diskutuar për cështje të ndryshme. Ju kam prezentuar të tjerëve kongresmenë Kosovën”.

“Kësaj radhe Uashingtoni ka qenë ndryshe, me një pozitivitet, pavarësisht nga pakënaqësitë e vogla”.

Haradinaj ka shtuar se në Uashington ka biseduar edhe për arrestimin e të shoqit.

“Patjetër që është diskutuar. Kemi pasur agjendë të përgatitur me njerëz të ndryshëm nga administrata e re. Me të gjithë që jam takuar kam biseduar për Ramushin. Edhe ata kanë shprehur shqetësim për atë që i ka ndodhur atij. Ai ka munguar këtu, si edhe në disa raste tjera. Ne vec kemi vënë kontaktet e para me administratën e re, për të mirën e vendit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat