Mesazhet e para të Trump - ShBA do të ndërtojë sistem të mbrojtjes raketore kundër Iranit dhe Koresë së Veriut

Aktuale

Mesazhet e para të Trump - ShBA do të ndërtojë sistem të mbrojtjes raketore kundër Iranit dhe Koresë së Veriut

Më: 20 janar 2017 Në ora: 22:47
Donald Trump

Administrata e Donald Trump synon të zhvillojë sistem të mbrojtjes raketore ‘të teknologjisë së fundit’ për të mbrojtur vendin nga sulmet nga Irani dhe Koreja e Veriut. Lajmi u publikua nga Shtëpia e Bardhë.

Deklarata e publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë pak kohë pas betimit të Trump, nuk përmban detaje tjera për sistemin, ndryshimet e tij nga ai aktual, koston dhe pagesën e tij.

Trump u bë Presidenti i 45’të i SHBA’ve pasi mori detyrën nga Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat