Ja pushteti i jashtëzakonshëm që ka presidenti Donald Trump, përveç emërimeve mund të fillojë një luftë emergjente

Aktuale

Ja pushteti i jashtëzakonshëm që ka presidenti Donald Trump, përveç emërimeve mund të fillojë një luftë emergjente

Nga: Fitim Dika Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:29
Donald Trump

Prej sot SHBA kanë presidentin e ri. Por pse presidenti është shumë i rëndësishëm?

Pavarësisht se presidenti kontrollohet nga Kongresi dhe Gjykata e Lartë, ai mban postin e numrit një të shtetit, shefit ekzekutiv dhe komandatit suprem.

Shefi ekzekutiv në SHBA ka të drejtë të emërojë drejtuesit më të lartë si atë të FBI, CIA dhe NSA, ndërsa mund të ndalojë secilin ligj të miratuar nga Kongresi. Kjo më pas mund të aplikohet vetëm nga Senati dhe përfaqësuesit e Dhomës së Lartë, me sëpaku dy të tretat e votave.

Presidenti gjithashtu emëron ambasadorët dhe është përgjegjës për politikën e jashtme. Secila marrëveshja mes SHBA dhe shteteve tjera duhet të kalojë përmes zyrës së presidentit dhe senatit.

Si Komandant Suprem i forcave amerikane, teoritikisht presidenti mund të nisë një luftë emergjente, vetëm se duhet të njoftojë Kongresin brenda 48 orëve. Nëse Kongresi e abrogon iniciativën, atëherë forcat amerikane duhet të rikthehen në vend brenda 60 deri 90 ditëve. Teoritikisht, presidenti në mënyrë individuale mund të vendosë për sulm bërthamor. Por e drejta e Shpalljes së Luftës, përsëri është në duart e Kongresit.

Çfarë bën zv.presidenti Pence?

ZP merr funkcionin e Presidentit në momentin kur ky i fundit dorëhiqet ose vdes gjatë detyrës. Gjithashtu, në rast se Kongresi voton barazim (gjë që rrallë mund të ndodhte), atëherë vota e ZP është vendimtare.

Në rast se ZP dhe Presidenti kanë marrëdhënie shumë të mira si Joe Biden dhe Barack Obama, atëherë ai mund të ktheheshte në këshilltarin kryesor presidencial. Pra roli i tij më shumë është simbolik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat