Vatra përkrahë shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Aktuale

Vatra përkrahë shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Më: 21 janar 2017 Në ora: 14:35
Lëvizja Qytetare Vatra

Lëvizja Qytetare Vatra përkrahë idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë, duke pas parasysh se Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, juridikisht janë në administrim totalitar serb, ndërsa, tri komunat me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore, janë të administruar me politikane shqiptarë, por janë më të prapambeturat në investim ekonomik dhe zhvillim.

Kjo lëvizje thotë se e shohin si zgjidhje të vetme bashkimin e tri komunave me shumicë  shqiptare me Republikën e Kosovës, ndryshe, Kosova do t’i humb edhe veriun e Mitrovicës edhe Kosovën Lindore nëse nuk arrijnë një marrëveshje të tillë.

“Neve si shqiptarë asgjë nuk do të humbnim nëse do të shkëmbenim territor me shtetin serb. Kosova Lindore, pra, me 3 komunat me shumicë shqiptare, t’i bashkohen Republikës së Kosovës e 3 komunat serbe do t’i jepen shtetit serb. Një zgjidhje e tillë do të ishte historike dhe zgjidhje e problemeve për pasardhësit e popullit shqiptarë dhe pasardhësit e popujve të ballkanit. Do të definoheshin kufijtë zyrtar dhe nuk do t’i mbetej një punë e pazgjidhur pasardhësve të shqiptarëve dhe popujve të ballkanit”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat