Mustafa: Presidenti Ibrahim Rugova ishte njeri i Epokave

Aktuale

Mustafa: Presidenti Ibrahim Rugova ishte njeri i Epokave

Nga: A.M. Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:14
Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, njëherë është edhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën

Mustafa ka thënë se Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor...

“Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s’ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor...

"Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave”, shkruante Senatori Bob Doll.

Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.

Lavdi për jetë e mot!”,, ka shkruar Mustafa në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat