Deputeti i PDK-së merr pjesë në protestë për Ramushin: Boll ma..!

Aktuale

Deputeti i PDK-së merr pjesë në protestë për Ramushin: Boll ma..!

Nga: N.E Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:10
Protesta për Ramush Haradinajn në Prishtinë

Në protestën e mbajtur për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Hasani përmes një fotografie publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar se është duke protestuar me familje. Në fotografi Hasani shihet me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërsa mbishkrim ka shkruar “Boll ma...! protestoj me familje"

Kreu i AAK-së është arrestuar në Francë më 4 janar,në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ndërsa pas gjykimit është liruar me kusht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat