Milaim Zeka i ka dy fjalë për Imer Imerin që akuzonte Thaçin për vrasjen e vëllait

Aktuale

Milaim Zeka i ka dy fjalë për Imer Imerin që akuzonte Thaçin për vrasjen e vëllait

Nga: BOTA SOT Më: 21 janar 2017 Në ora: 20:18
Haki Imeri, Hashim Thaçi dhe Milaim Zeka

Milaim Zeka ka komentuar lidhur me deklaratën e Imer Imerit, i cili ka tërhequr akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi për vrasjen e vëllait të tij Haki Imerit.

Zeka, në një postim në Facebook, ka shkruar se akuzat e tij Imeri, është dashur t’ia tregojë kryeprokurorit të Shtetit, pasi në të kundërtën, ai ka akuzuar presidentin pa bazë .

“…E dyta: Presidenti "i paska treguar se kush ja ka vra vellain, e ky po e mshefe krimin"!!!”, ka shkruar Zeka, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Zekës:

Kjo puna e 24-124 pleqeve, dhe Kanuni
Avdesi i Lek Dukagjinit

Nuk po du me i komentu fjalet e Imer Imerit, ne "Zona Express", te Berat Buzhales. Ato ishin akuza, jo fjale, kunder Presidentit Thaçi. Keto akuza eshte dashur t i komentoi Kryeprokurori i Shtetit.

Imer Imeri, ka bere dy vepra penale: E para, se e paska akuzuar pa baze presidentin, dhe e dyta: Presidenti "i paska treguar se kush ja ka vra vellain, e ky po e mshefe krimin"!!!

Kjo loja neper oda, eshte e turpshme, ne nje vend ku ka Gjykata. Po nejse.

Mbrame, ne nje televizion, nje burr me mjekerr , dhe mustaqe, tha: "Ne baze te Kanunit te Lekes, burrat marrin avdes, e pastaj bajne be..."!

Besoni, kam qesh me lot, kur e mesova prej ketij "experti" se Lek Dukagjini, paska pas marre avdes...!

Hajde shtet hajde.../BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat