Abazi ende ka dyshime për vdekjen e Rugovës, vjen me 5 propozime çfarë duhet bërë

Aktuale

Abazi ende ka dyshime për vdekjen e Rugovës, vjen me 5 propozime çfarë duhet bërë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 08:17
Haki Abazi

Haki Abazi, drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers thotë se Ibrahim Rugova është personaliteti më unifikues që ka pasur kombi dhe i cili i respektoi të gjithë, përveç, sipas Abazit, tradhtarëve dhe keqpërdoruesve të procesit të luftës për liri dhe pavarësi dhe për interesa klanore dhe personale.

Abazi sërish shpreh dyshime për vdekjen e Rugovës, dhe thotë se duhet sqarohet deri në fund se si ka ardhur deri tek vdekja e tij.

Ndër të tjera ai ka disa propozime se çfarë duhet bërë për dhe në emër të Rugovës.

Ndryshe, tash një vit, në përvjetorin e 10’t të vdekjes së Presidentit Rugova, Abazi kishte kërkuar obduksion të kufomës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Arsye për këtë, Abazi thoshte se pas vdekjes së tij, politika në vend ka pësuar ndryshime radikale.

Lexoni propozimet e tij

Ibrahim Rugova

Rugova ishte pengesa e fundit ne ndalimin ne procesin e shtetformimit. Largimi i tij dhe shume bashkepunetoreve te tij nga kjo jete, e la shtetndertimin ne status-quo dhe krijoj hapesire per quazipoltikanet te marrin drejtimin( shtremberimin) e trajektores shtetformuese. Ai nuk ishte me i madhe se askush, Ai nuk ishte mei vogel se askush, Ai ishte timonieri i nje procesi te rendesishem qe krijoji situate te pakthyeshme dhe krijoji filozofine shtetformuese duke marre perkrahjen e gjithe botes. Rugova eshte persoanliteti me unifikues qe ka pasur kombi dhe qe respektoi te gjithe perveq tradhetareve dhe keqeperdoruesit e procesit te luftes per liri dhe pavaresi per interesa klanore dhe personale.

Vdekja e Presidentit Rugova dhe kohen ne te cilen ka vdekur e ben te dyshimte dhe duhet patjeter te sqarohet deri ne fund se si ka ardhur deri tek vdekja e tij. Kjo eshte pune per inspektor dhe investigator qe kane ne dispozicion laboratore te sofistikuar nderkombetar per te bere hulumtim te pavarur.

Propozimet:

Tek varri i tij duhet ndertuar muzeloumin e paqes.

Duhet krijuar Cmimin Ibrahim Rugova per kontributin ne ndertimin e paqes per personalitete dhe veprimtar te shquar ne bote.

Duhet te behet pune e pavarur shkencore per te larguar mjegulline krijuar ndermejt Ibrahmi Rugoves dhe Adem Jasharit si dy ikonat e historise moderne te vendit.

Duhet themeluar Universiteti Pubilko Privat per studime te paqes dhe luftes me emrin Ibrahim Rugoves.

Duhet shpallur diten e Ibrahim Rugoves qe duhet festuar ne diten kur shtrohet Darka E Lames.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat